Jasir Asani vesh fanellën me numër 11 te FC Shkupi

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit ka vazhduar të jetë aktive në afatin kalimtar të janarit, duke bërë për vete edhe një futbollist shumë cilësor, futbollistin 21 vjeçar Jasir Asani, i cili në formë huazimi nga skuadra e Vardarit ka vendosur që për gjashtë muajt e ardhshëm të jetë pjesë e skuadrës bardhekaltër.

jetmirasani2
Edhe pse Asani kishte shumë oferta nga shumë klube nga kampionati i Maqedonisë dhe jashtë vendit, vendosi që të zgjedh skuadrën nga Çairi.
Prezantimi i Jasir Asanit u bë gjatë stërvitjes së ekipit, ku në pranin e futbollistëve dhe stafit teknik kryesia e klubit dhe anëtarët e tjerë të ekipit i dëshiruan mirëseardhje në ekip, futbollistit të ri i cili është një nga emrat më të kërkuar në afatin kalimtar të dimrit.
Para lojtarëve dhe stafit prezantimin e Jasir Asanit e ka bërë kryetari Ejup Ademi, i cili i dëshiroi mirëseardhje në familjen e madhe të Shkupit lojtarit 21 vjeçar të reprezentacionit të kombëtares shqiptare U21.

jetmirasani3
“Jemi këtu për të prezantuar para jush edhe një futbollist të madh, i cili vjen te Shkupi për të ndihmuar skuadrën që të kthehet në pozitë sa më të mirë. Jasirit i dëshirojmë fillimisht shëndet dhe shumë suksese me ekipin dhe presim që kualitet që posedon ai të jenë një ndihmë për të gjithë ju. Ne nuk do të ndalemi këtu me përforicime, pasi që jemi në bisedime edhe me disa futbollist të tjerë, me shpresë që Shkupi të bëhet një nga katër skuadrat më të mira në kampionatin vendor”, ka thënë Ademi, kryetar i FC Shkupi.
Menjëherë pas prezantimit Asani është prononcuar për faqen zyrtare të klubit, duke u shprehur shumë i gëzuar dhe i kënaqur që arriti të vesh fanellën e Shkupit.
“Dëshira ime që të luaj për Shkupin ishte që në fëmijëri, falë tifozëve të flaktë “SHVERCERAT” dhe udhëheqësit të këtij tifo grupi Omer Bunjaku, e që kjo bëri unë me shumë dëshirë dhe më lehtë të bëhem pjesë klubit. Është e vërtetë se kisha oferta të mëdha nga shumë klube, por dua të them se paraja nuk e bleu dashurinë që kam për këtë klub. Jam shumë i lumtur që e mbaj tani këtë fanellë me numrin legjendar 11, shpresoj që me ndihmën e Zotit, me gola dhe lojë të bukur të gjithë së bashku ta ndihmojmë klubin dhe ta dërgojmë aty ku e ka vendin.

jetmirasani4
Jesir Asani është futbollisti i pestë që veshë fanellën e Shkupit në këtë afat kalimtar, pas Sedat Berishës, Bunjamin Shabanit, Burhan Mustafës dhe Fatih Ismailit, ndërsa kryesia e klubit ka premtuar se deri në fund të afatit kalimtar do të ketë edhe disa emra tjerë që do të përforcojnë klubin deri në përfundim të afatit kalimtar.

jetmirasani5

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT