Janevski: “Nuk do të jetë befasi nëse kthehemi me pikë të plota”

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi ka vazhduar me paraqitje të mira pas kualifikimit në çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë edhe në ndeshjet kampionale. Ndeshja e fundit e luajtur në Çair ka treguar se Shkupi ka një skuadër të fortë dhe se nuk ka rëndësi se kush është kundështari, duke treguar lojë të mirë me shumë raste për gol edhe ndaj kamionit Vardarit.

Tani në radhë djem bardh e kaltër nga Çairi do të jenë mysafir të ekipit të Rabotniçkit në stadiumin “Filipi i dytë” në Shkup. Gjatë javës të përzgjedhurit e trajnerit Visar Ganiu kanë punuar me intensitet të shtuar dhe të përgatitur e presin edhe një derbi tjetër.

Pikërisht për këtë duel ka folur futbollisti i ri Filip Janevski, i cili nga ndeshja në ndeshje po tregon cilësi dhe lojë të mirë. Ai për duelin e të dielës është shprehur optimist, duke thënë se edhe fitorja e Shkupit nuk do të ishte befasi.

“Kemi punuar gjatë gjithë javës, pasi që e dimë se na pret një kundërshtar i papërshtatshëm. Jemi të vetëdijshëm se duhet të japim maksimumin dhe shkojmë në stadiumin e qytetit që të mos humbim, por nuk do të jetë befasi nëse kthehemi në shtëpi me pikë të plota”, është shprehur Janevski.

Ndeshja Rabotniçki – Shkupi luhet të dielën me fillim në ora 14:30 në stadiumin “Filipi i Dytë”, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri nga Marjan Markoski.

Skuadra e Shkupit për ndeshjen e të dielës është e kompletuar, pasi nuk ka të lënduar.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT