Jemi në gjysmëfinale të Kupës

Shpërndaje:

Ndeshja e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut e luajtur sot në kompleksin e stadiumeve të FFM-s, i takoi ekipit tonë që shënuam fitore me rezultat 0-1, ndaj ekipit të Rabotniçkit.
Me një pjesë të parë ku kishim shumë raste për të shënuar, ekipi ynë u tregua se kërkon shumë shpejtë të shënojë golin e epërsisë. Në minutën e 5-të Kuka me kokë pas krosimit të Nilitnhos, por një mbrojtës e largoi topin në rivënie këndore.
Në minutën e 11-t, Niltinho krosoi para porte dhe Belica duke dashur të pastroj topin, goditi portierin Aleksovski që gati se sa nuk e futi topin në portën e tij për autogol.
Në minutën e 13-t, Vosha nisi një kundërsulm të shpejtë nga gjysmë fusha e jonë dhe krosoi për mrekulli para portës, por Kuka nuk ishte preciz nga afërsia dhe topi kaloi mbi portë.
Në minutën e 16-t, nga rivënia këndore Adem gjen për mrekulli Mlladenovskin i cili ishte më i larti në zonë dhe shënoi gol për 0:1.
Ali Adem në minutën e 21 ishte në mundësi për të shënuar, kur nga distanca e 18 metrave goditja e tij përfundoi mbi portë.
Në minutën e 26-t, pamë një super aksion ku Kuka shërbeu Voshën, por ky i fundit bëri një lëvizje më tepër që i iku topi dhe atë e kontrolloi portieri Aleksovski.
Në minutën e 34-t mbetet edhe një rast i madh i pashfrytëzuar, Vosha gjen të vetëm Kukan i cili ishte shumë afër portës, por nuk arriti të godet topin për në rrjetën e Alekovskit.

Pjesa e dytë ishte më pasive dhe me trajneri Zhizhoviç që vendosi të mbrojë rezultatin dhe të kërkojë me kundërsulme të befasojë kundërshtarin. Rabotniçki kishte më shumë hapësirë në mesfushë, por duke patur vetëm disar gjysmë raste për gol. Në minutën e 84-t Vosha provoi nga e djathta me një goditje të fortë, por që u ndal nga portieri Aleksovski.
Deri në fund të ndeshjes dy ekipet nuk kishin raste të tjera, që me këtë fitore ekipi ynë ëshë në gjysmëfinale, aty ku ditë më parë u kualifikuan edhe Voska Sport, Makedonija Gj.P dhe Tikveshi.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT