Jurina: Kemi skuadër kualitative, shkojmë në Strugë për tri pikë

Shpërndaje:

Skuadra të shtunën zhvillon ndeshjen në transfertë përballë Struga Trim Lum të vlefshme për xhiron e katërt në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Bardheblutë kaluan një javë me ndryshime, kur të hënën nga skuadra jonë u largua trajneri Umit Karan, duke dhënë dorëheqje, ndërsa futbollistët vijuan përgatitjet nën udhëheqjen e Faruk Jonuzit, me këtë të fundit që ishte ndihmës-trajner deri më tani.

Edhe përkrah ndryshimeve në stafin teknik, objektivi ekipit nuk ndryshon edhe për sfidën ndaj struganëve shkojmë për të kërkuar fitoren dhe tri pikë. Struga Trim Lum luan sezonin e parë në LPFM dhe janë ekip i ri në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, ndërsa Shkupi do të tentojë të shfrytëzojë përvojën në këtë rast, për tu kthyer në Çair me qëllimin e arritur.

“Të shtunën kemi përballje me Strugën. Kemi analizuar ekipin e tyre, janë një skuadër serioze dhe e mirë. Por ne kemi punuar gjatë javës dhe jemi të gatshëm për ndeshjen, ku shkojmë për të fituar tri pikë. Ne kemi ekip kualitative dhe këtë sezon luftojmë për pozitat e larta në tabelë”, shprehet sulmuesi Marin Jurina para përballjes me ekipin nga Struga.

Ndeshja me Struga Trim Lumin do ta zhvillojmë të shtunën (31.08.2019) në stadiumin e qytetit të Strugës, duke nisur nga ora 16:30.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT