Jurina: Ndaj Shkëndijës për tre pikë, shpresoj të shënojë sërish

Shpërndaje:

Të dielën luajmë si mysafirë në Tetovë përballë KF Shkëndijës në kuadër të xhiros së 17-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Triumfi bindës 3:1 ndaj Akademia Pandevit në mesjavë, i ka dhënë ekipit vetëbesim dhe me ambicie triumfi udhëtojmë edhe drejt Tetovës.

“Shkëndija është një nga skudrat kualitative në Maqedoni. Por ne pas triumfit ndaj Akademia Pandevit që morëm në mesjaë, shkojmë edhe të dielën për të marrë edhe tri pikë tjera. Në ndeshjen e parë të luajtur këtu në Çair, kemi treguar karakter, kemi treguar se jemi ekip serioz dhe ndaj secilit ekip mund të luajmë. Unë do të mundohem të jap maksimumin tim të ndihmojë ekipin, por edhe të shënoj gol”, tha sulmuesi Marin Jurina për kanalin zyrtar të klubit.

Bardheblutë nën atmosferë pozitive kanë ushtruar ditëve të fundit, me çka janë përgatitur maksimalisht për përballjen me ekipin tetovar. Risi në skuadër janë mbrojtësi Besir Ramadani dhe portieri Enes Azizi, që janë rikthyer nga lëndimet dhe po vijojnë me stërvitje të lehta.

Shkëndija nuk po arrin të gjejë vetën këtë sezon dhe në ndeshjen e fundit në kampionat u mund nga Struga TL, ndërsa ekipi dëshiron ta shfrytëzojë këtë situatë për të marrë pikët maksimale në stadiumin e qytetit në Tetovë. Takimin e parë të këtij sezoni të luajtur në Çair ndaj Shkëndijës, ekipi e fitoi me rezultat bindës 2:0.

Trajneri Qatip Osmani për ndeshjen e nesërme nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e Antonio Sergios, që mbetet jashtë kombinimit për shkak të kartonave, por gjithashtu nuk do të mund të luajë as Besar Iseni.

Ndeshja KF Shkëndija vs FC Shkupi luhet të dielën (01.12.2019) në stadiumin e qytetit në Tetovë, duke nisur nga ora 13:00.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT