Jusufi: Respekt për Renovën, por ne shkojmë për fitore!  

Shpërndaje:

Të dielën (25.10.2019) përballemi me KF Renovën në transfertë në kuadër të xhiros së 12-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Pas fitores në mesjavë ndaj FK Rabotniçkit, ekipi ka ushtruar nën atmosferë pozitive ditëve të fundit, duke u përgatitur për takimin që na pret në Tetovë. Stafi teknik dhe futbollistët kanë për objektiv tri pikët edhe për ndeshjen e nesërme, duke dëshiruar që të vazhdojnë serinë pozitive.

“Përballemi me Renovën, me një ekip i cili e ka dëshmuar se ka kualitet ndër vite me radhë që është pjesë elitës. Për mua do të jetë ndeshje pak më e veçant, pasi do të luajë kundër ekipit që kam qenë pjesë tyre për shumë vite. Respekt maksimal, por ne jemi ekip që pretendojmë pjesën e lartë të tabelës, me ç’rast kërkojmë me ngulm rezultatin pozitiv për të vazhduar me seri pozitive”, u shpreh Fatjon Jusufi për kanalin zyrtar të klubit.

Trajneri Qatip Osmani për ndeshjen ndaj KF Renovës ka në dispozicion të gjithë lojtarët dhe pritet të vendos ditën e ndeshjes për formacionin më të mirë të mundshëm që do t’i bëjë ballë rivalit. Takimi KF Renova vs FC Shkupi do të zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, duke nisur nga ora 13:30.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT