Jusufi: Shpresoj që sërish të fitojmë tre pikët e radhës

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi sot ka përfunduar me seancën e fundit stërvitore, në prag të ndeshjes së javës së tretë, kur do të jetë përballë Bellasicës nikoqire në Strumicë.

Me kërkesë të ekipit tonë, kjo ndeshje luhet të premten, shkaku që javën që vjen jemi mysafir në Baku, ku luajmë ndeshjen e parë kualifikuese të Europa League ndaj Neftchit.

Për ndeshjen e nesërme, ekipi i Shkupit është në formë të mirë, pas dy ndeshjeve të mira që kishte në fillim të sezonit, kështu mendon edhe sulmuesi i krahut Fatjon Jusufi, i cili shënoi golin e pra në duelin e fundit ndaj Makedonija Gj.P.

“Kemi atmosferë mjaft pozitive pas rezultateve që kemi arritur në dy ndeshjet e fundit, edhe pse ishin ndeshje mjaft të vështira ne arritëm që të marrim tri pikë në ndeshjen e fundit, kishim presionin e pikëve mirëpo që të fitojmë bindshëm. Shpresoj që edhe kësaj radhe të shkojmë me atmosferën pozitive që kemi, shpresoj që sërish të fitojmë tre pikët e radhës dhe që ndeshjen e radhës në Evropë, të ikim në Baku që të luajmë ndeshje cilësore me koka të qeta dhe fillimisht të arkëtojmë tre pikët e radhës kundër Belasicës”, ka thënë Jusufi.

Kujtojmë se shkaku i dy kartonëve të verdhë (të kuq), Ilirid Ademi nuk do të jetë pjesë e ekipit ndaj Bellasicës, duel ky që luhet nesër me fillim në orën 17:00.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT