Kadriu dhe Jashar transferohen te Shkupi

Shpërndaje:

Vetëm pak ditë para fillimit të sezonit të ri futbollistik të Ligës së Parë të Maqedonisë, skuadra e FC Shkupi në radhët e veta ka sjell përforcimet e para. Familjes së FC Shkupi i janë bashkuar dy futbollistë të rinj, portieri Amir Jashar dhe Florian Kadriu.

Kadriu i cili luan në rolin e mesfushorit vjen nga Kërçova te skuadra nga Çairi, i cili ka arritur marëveshje me kryesinë e klubit për besnikëri një vjeçare. Bëhet fjalë për një futbollist të talentuar dhe shumë premtues. Gjatë karrierës së tij Kadriu ka luajtur për Vëllazërimin e Kërçovës, Teutën nga Durrësi dhe Tiranën.

Florian Kadriu
Florian Kadriu

Ndërkohë portieri Jashar është mjaft i talentuar i cili gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e skuadrave si nga Shkupi Metalurgu dhe “Skopje”, më pas ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, Vrapçishtes, Kozhuvit dhe së fundi luajti te Gostivari, ndërsa gjithashtu ka qenë pjesë edhe e përfaqësueses së Maqedonisë U16 dhe U17.

Amir Jashar
Amir Jashar

Në skuadër ka disa ditë që po stërvitet edhe futbollisti 25-vjeçar me shtetësi të dyfishtë, atë të Francës dhe Guinea Bisau. Gomis ka luajtur në Rumani te skuadra e Panduri Targu Jui, pjesë e së cilës kishte qenë nga viti 2012-2014, ndërsa gjithashtu në Rumani kishte luajtur edhe për skuadrën e Gloria Buzau. Ndër skuadrat më të njohura evropiane për të cilat ka luajtur Gomis, ka qenë ajo e Ajntraht Trier nga Gjermania, pjesë e së cilës kishte qenë për 6 muaj (janar – korrik 2015), ndërsa është edhe reprezentues i seleksionim “A” të Gvinea Bisao. Sipas fjalëve të trajnerit të FC Shkupi, Visar Ganiu thuhet se Gomis është futbollist më përvojë, por ai dhe stafi teknik nuk dëshiron të ngutet, pasi futbollistit i duhet ende të punojë.

Florian Kadriu dhe Bruno Gomis
Florian Kadriu dhe Bruno Gomis

Pas përfundimit të sezonit nga radhët e Shkupit u larguan Filip Petkovski, Mevlan Murati, Besmir Bojku, Miran Maksuti, Enes Akgyn, Jasir Bajrami, ndërsa Ardian Nuhiu i dha fund karrierës dhe tani ushtron detyrën e ndihmës trajnerit. Ndeshjen e parë të sezonit të ri skuadra e Shkupit do ta luajë kundër kampionit aktual Vardarit, ndërsa ekipi pritet që një ditë para ndeshjes të udhëtojë në karantin, për tu përgatitur sa më mirë për fillimin e sezonit. Gjithashtu nga kryesia e FC Shkupit kanë bërë të ditur se deri në fund të afatit kalimtar janë duke vazhduar edhe disa futbollistë. /fcshkupi/

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT