Kadriu: Në Tetovë për të kërkuar rezultat pozitiv

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Skuadra e Shkupit fillimin e sezonit ka orar mjaft të ngjeshur dhe nga java në javë ka ndeshje derbi me ekipet e kreut te tabelës, pas ndeshjeve me Vardarin dhe Rabotniçkin, që mbajnë pozitat 1 dhe 3 në tabelë, tani dueli i radhës luhet me Shkëndijën e pozitës së dytë, skuadër kjo që edhe pse shtatë pikë larg nga lideri Vardari, shpreson edhe më tej në titull.

Shkupi ka punuar intensivisht gjatë gjithë javës dhe beson se do të nxjerr një rezultat në duelin e të dielës ndaj Shkëndijës që do të luhet në Tetovë.

Për këtë përballje ka folur futbollisti Florian Kadroi, i cili në dy javët e para ishte një nga futbollistët më aktiv dhe nga java në javë po kalon në formë të mrekullueshme.

“Kemi punuar mirë gjatë gjithë kësaj jave dhe mendoj se jemi në formë të mirë që të vazhdojmë me paraqitje të mira edhe në ndeshjen ndaj Shkëndijës. Ne luajtëm mirë në dy duelet e fillim sezonit, si ndaj Vardarit ashtu edhe ndaj Rabotniçkit, por që për fat të keq morëm vetëm një pikë. Do të udhëtojmë drejt Tetovës me gjithë respektin që kemi ndaj Shkëndijës, por gjithmonë në kërkim të rezultatit pozitiv. Skuadra nga java në javë po avancon dhe po tregon lojë kolektive dhe jemi skuadër që gjatë 90 minutave sulmojmë duke kërkuar golin”” ka thënë Florian Kadriu.

Skuadra e Shkupit edhe në ndeshjen ndaj Shkëndijës do të ketë mungesa, shkaku i lëndimit edhe këtë javë është jashtë skuadrës Filiop Janevski, ndërsa në dyshim është edhe paraqitja e Sedat Berishës, i cili nga e enjtja ka lënduar akilin e këmbës së djathtë. Gjithashtu jashtë skuadrës kanë mbetur edhe Mbella dhe Iliq, të cilët vazhdojnë të rregullojnë statusin e tyre me ndërmjetësim të FIFA-s.

Ndeshja Shkëndija – Shkupi luhet të dielën me fillim prej orës 14:00. /fcshkupi/

More to explorer

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!