Kalojmë Hegelmannin për duel me Levskin

Shpërndaje:

Ekipi ynë me sukses e ka kaluar turin e parë në kualifikimet për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës së UEFA-s. Pas rezultatit në ndeshjen e parë 5-0 në Lituani, sonte bardhekaltrit luajtën vetëm 0-0 kundër Hegelmanit, që ishte rezultat i mjaftueshëm për të vazhduar garat tutje.Trajneri ynë Cihat Arslan edhe përkundër fitores së thellë, edhe në ndeshjen e kthimit vendosi të luajë me ekip sulmues, ndërsa në ekip kishte edhe sulmuesin e krahut Walid Hamidin.

Ndeshja solli atraktivitet që në fillim, kur vetëm pas nëntë minutave lojë, Queven nga ana e djathtë nga distanca goditi fort me këmbën e majtë, por portieri mysafir ishte në vend të duhur dhe arriti që të dëbojë topin në rivënie këndi. Shkupi gjatë gjithë pjesës së parë e kishte lojën në kontroll, por nuk arriti që të krijon rast konkret për të shënuar. Rastin më të mirë e lëshoi Cephas, para se të shkojnë ekipet në pushim,kur disa metra para portës goditi mbi portën kundërshtare.

Edhe në pjesën e dytë nuk ndodhi asgjë e re. Shkupi edhe në 45 minutat e dyta luante sigurt dhe nuk i lejonte Hegelmannit që të kanoset drejt portës së kapitenit Iljazi.  Krejt në fund të ndeshjes ekipi ynë kishte dhe disa raste për fitore të re, por kësaj radhe rrjeta e lituanezëve mbeti e paprekur. Pa marrë parasysh barazimin në shtëpi, Shkupi vazhdon garat tutje në turin e dytë kualifikues, ku na presin dy ndeshje më ekipin e Levskit nga Sofja. Ndeshjen e parë e luajmë si vendas në Shkup, në stadiumin Arena “Todor Proeski”.

 

Shkupi – Hegelman 0:0

Shikues: 4000

Gjyqtar: Tim Marshall (Irlandë V.)

Kartonë të verdhë: Upstas, Thompson (H)

Shkupi: Iljazi, Toshevski, Ilieski, Pinter, Timovski, Queven (Sahiti 81),Hamidi (Ackovski 58) 3. Diene (Adem 73), Riçkov (Dudu 81), Cefas, Trapanovski (Zlatkov 81)

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT