Karan dhe kryesia skanuan talentët e akademisë

Kampionatet e kategorive të reja si duket do të mbesin të pezulluara, pasi që sipas gjitha gjasave do të vazhdojë anulimi i tyre shkaku i rritjes së numrit të të prekurve me virusin e COVID-19 në vendin tonë.

Deri sa të rinjtë nuk kanë aktivitete zyrtare, sot në stadiumin e Çairit dy grupmoshat, ato të juniorëve kadetëve të përziera në dy grupe zhvilluan një ndeshje, e cila më shumë shërbeu për skanim të talenteve tanë, të cilët u vështruan nga afër nga trajneri Umit Karan dhe stafi i tij si dhe drejtori sportiv i klubit Omer Bunjaku.

Padyshim se nga kjo ndeshje kontrolluese, ka mbetur i kënaqur trajneri Karan, i cili ka parë një vlerë të madhe që ka akademia e FC Shkupit, të cilët në vazhdimësi do të jenë nën mbykqyrje dhe nga ta pritet që në të ardhmen e afërt të jenë futbollistë që do të plotësojnë numrin e futbollistëve tanë në klub.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT