Skuadra e Shkupit sot ka mësuar edhe kundërshtarin e ndeshjeve në raundin e parë eliminator të UEFA Ligës së Evropës, ndërsa këtë vit do të ketë ekipin nga Armenia FC Pyunik. Një ekip mjaft i mirë që ka shumë tituj nga kampionati vendor, e që ka pas vete 14 tituj kampion, 8 herë fitues i Kupës së vendit dhe 9 tituj nga superkupa e Armenisë.
Por sido që të jetë, skuadra e Shkupit do të provojë fatin që të bëjë befasi, kështu është shprehur trajneri Umit Karan.
“Është ekip që kanë arrit shpesh herë në kualifikime, sinë kuadër të Ligës së Kampioneve, ashtu edhe në garat e Ligës së Evropës. Mendoj se është një ekip shumë e fortë, pasi vitin e kaluar eliminuan edhe Vardarin. Por ne do të përgatitemi mirë dhe besoj se do të kërkojmë raundin tjetër, do të shohim se çka do të ndodhë, është larg nga ne Armenia mirëpo kemi informacione të mjaftueshme për futbollin e tyre, andaj ne duhet të përgatitemi dhe të japim më të mirën, duke shpresuar që do të arrijmë të kalojmë në raundin tjetër. Gjithsesi uroj të kemi shëndet dhe të përgatitemi në këtë fatzi sa më mirë”.
Skuadra e Shkupit ndeshjen e parë do ta luajë si mysafire me 11 korrik, ndërsa ndeshja kthyese është planifikuar të luhet me 18 korrik.