Karan: Kemi ekipin më të ri, ta ndërtojmë së bashku

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Skuadra e FC Shkupit ka përfunduar me seancën e parafundit stërvitore në prag të fillimit të sezonit pranveror. Në ekip po mbizotëron një atmosferë shumë pozitive dhe të gjithë në ekip janë të vetëdijshëm se sezoni nuk do të jetë aspak i lehtë, ku pothuajse të gjitha ekipet kanë bërë lëvizje në afatin kalimtar dhe do të duhet të kalojë një fazë e ndeshjeve për të arritur formën më të mirë.

Edhe trajneri i FC Shkupit, Umit Karan ka potencuar se ndeshjet e para do të jenë mjaft të rënda, pasi ekipi të cilin ai do të udhëheq në këtë sezon, do të duhet të formohet me kohë, ndërsa nga ana tjetër ka potencuar se ka ekipin më të ri jo vetëm në kampionatin vendor, por edhe evropian.

“Sigurisht se kemi bërë zgjedhje të mirë në këtë afat kalimtar, por ekipit do ti duhet kohë që të marrë formën maksimale. Do të kemi ndeshje të vështira që në fillim, por më gëzon fakti se në ekip kemi një ambient fantastik dhe se të gjithë e ndjejnë veten si një familje. Klubi ka bërë një punë të madhe edhe në organizim, pasi tani më të gjithë lojtarët kanë dhomat e tyre në brendi të stadiumit dhe kjo është gati një akademi”, ka potencuar strategu turk.

Shkupi ndeshjen e parë e luan ndaj Sileksit në Kratovë, ndërsa ekipi që ka Shkupi është me moshë më të re në kampionat, që në përgjithësi del të kemi ekipin me moshë mesatare ndër 23 vjeçare (22.8).

“Para nesh kemi një ndeshje mjaft të rëndësishme, të gjithë duan një fillim të mbarë,ndërsa këtë e dëshirojmë edhe ne. Ne kemi një nga skuadrat me moshë mesatare më të re jo vetëm në vendin tonë, por ndoshta edhe në Evropë. Potencoj se të gjithë duhet të kemi durim dhe të ndihmojmë klubin, pasi me këtë përbërje ne do të fitojmë ekip të fortë për sezonin e ardhshëm, ku sigurisht me shumë pak përforcime, do të jemi më konkurrues”, ka thënë trajneri Umit Karan. Ndeshja Sileksi – Shkupi luhet të dielën me fillim në orën 14:00, në Kratovë.

Ekipi i FC Shkupi në këtë sezon (mosha)

Igor Aleksovski (23), Enes Azizi (25), Saljadin Mustafi (25), Amir Bilali (24), Besart Krivanjeva (22), Basilio Ndong (20), Filip Ristovski (24), Ergyn Abdul (26), Rron Broja (22), Armel Bradji (26), Muharem Bajrami (33), Besar Iseni (22), Serginio (23), Maharafa Tandina (21), Artan Veliu (21), Suhejl Muharemi (17), Berat Ustabasi (24), Viktor Angelov (24), Hamza Ramani (16), Halil Berisha (18)

 

 

More to explorer

Ndahen pikët në Gjorçe Petrov

Derbi i vogël i qytetit të Shkupit u zhvillua në lagjen Gjorçe Petrov ku ekipi ynë luajti në cilësinë e mysafirit nga

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!