Kryesia e FC Shkupit sot ka mbajtur mbledhje pas lajmeve të cilat janë publikuar nëpër shumë media lidhur me procesin gjyqësor lidhur me trajnerin Umit Karan.
Vendimi i klubit është që edhe më tutje strategu bardhelaktër Umit Karan të mbetet trajner, deri në një vendim përfundimtarë të gjyqësisë turke.
“Lidhur me lajmet që tani më disa ditë po sillen nëpër mediat e ndryshme vendore, ashtu edhe të huaja, ne si klub ende nuk kemi marrë një vendim përfundimtar. Pikërisht kjo situatë në të cilën është trajneri i klubit tonë, më parë ka qenë e pastruar nga gjykata turke dhe ai ka marrë postin e kreut të trajnerit të parë të klubit tonë. Deri sa ende nuk ka vendim të prerë për të kryer ndonjë dënim me burg, ai do të mbetet të jetë trajner”.