Karan: Na presin edhe 180 minuta të rëndësishme

Shpërndaje:

Pas fitores minimale ndaj Bellasicës , trajneri i FC Shkupit, Umit Karan, u shfaq i kënaqur me angazhimin e futbollistëve dhe ekipit. Mirëpo në rend të parë, strategu turk e vlerëson lartë përkrahjen e madhe që merr nga tifozët.

Fillimisht dua të falënderojë tifozët për përkrahjen që na japin në çdo ndeshje,” tha në fillim trajneri Karan. Ndërsa në vazhdim trajneri turk, shpalosi ecurinë e përballjes me Bellasicën.

Siç mund të shihni, ne nuk kemi një ekip të madhe, andaj ishte e vështirë që të gjejmë 18 futbollist të gatshëm për ndeshjen e fundit ndaj Bellasicës. Përkundër kësaj ne kemi besim të madh te futbollistët e rinj, andaj ju japim edhe shansin që të dëshmojnë kualitetet e tyre. Para ndeshjes u thash futbollistëve se këto lloj ndeshjeje janë shumë të vështira dhe shumë të rrezikshme në aspektin futbollistik. Kishim mundësi që të shohim një pjesë të parë në të cilin kishim disa intervenime të suksesshme të Igor Aleksovskit, të cilin e urojmë për paraqitjen e mirë. Në pushim u thash futbollistëve që të zgjohen moralisht dhe fizikisht, pasi përndryshe do e kumbisnim këtë takim. Me disa ndryshime taktike, ekipi filloi të luajë futboll më të mirë. Në 10 minutat e fundit dërguam Toni Tipuriçin në sulm dhe ai shënoi golin e fitores. Në fund mund të them se vërtet ishte një ndeshje e vështirë,” tha mes tjerash trajneri Karan.

Ndërkohë FC Shkupi të mërkurën , do të përballet me skuadrën e Renovës, para se të sfidojë Rabotniçkin në transfertë.

Tani kemi edhe 180 minuta e fundit të sezonit vjeshtor, ku secili prej futbollistëve duhet të punojë shumë dhe të jep maksimumin për ekipin, pas së cilës do të kemi edhe pushimet e planifikuara,” nënvizon trajneri Karan.

Trajneri turk, sfidën me Renovën e cilëson si testin më të vështirë në këtë periudhë kohore, andaj bën apel deri tek të gjithë tifozët që të ndihmojnë FC Shkupit gjatë ditës së mërkurë.

Ndeshja e ardhshme ndaj Renovës është mjaft e rëndësishme për ne dhe kemi nevojë për çfarëdo lloj ndihme. Pres që të kemi përkrahje maksimale të tifozëve tanë, “ tha në fund Umit Karan.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT