Karan: Sezonin tjetër do të kemi një Shkup të mrekullueshëm (VIDEO)

Skuadra e FC Shkupit ka mbyllur sezonin vjeshtor duke u renditur në pozitën e pestë në tabelë. Padyshim se pas një fillimi me shumë turbulenca, ekipi arriti të konsolidohet, ndërsa me ardhjen në postin e trajnerit të Umit Karan, Shkupi filloi ngala por sigurt të ngjitet n ë tabelë. Skuadra e Shkupit, nën drejtimin e strategut turk, Karan i cili debutoi në detyrën e trajnerit, nga 10 ndeshje shënoi pesë fitore, tri barazime dhe pësoi dy disfata. Se si Karan e komentoi situatën momentale në skuadër, ai ka folur në një intervistë të shkurtër për faqen zyrtare të klubit.

FC Shkupi: Zotëri Umit Karan, jeni plot 10 ndeshje me FC Shkupin dhe e mbyllët sezonin me fitore. Sa jeni të kënaqur me arritjen tuaj. Dhe si ishte situata kur erdhët fillimisht në klub?

Karan: Sigurisht se jam i kënaqur. Në fillim kur erdha këtu punët ishte tepër të përziera, ekipi ishte në krizë, nuk kishte lojë, nuk kishte shoqëri në ekip. Në fillim arritëm të bëjmë një shoqëri të mirë, pastaj motivuam mirë ekipin dhe normalisht rritëm intensitetin e stërvitjeve. Ekipi punoi mirë dhe gjitha punët u realizuan mirë. Ne nuk kemi numër të madh të futbollistëve, por kemi shumë futbollist të ri të cilëve ua besuam fanellën. Tash jemi në një pozitë të mirë, aspak nuk ishte e lehtë ta ngritim ekipin nga ajo situatë e rëndë, por të bashkuar me përkrahjen e tifozëve ia dolëm. Shpresoj që me disa përforcime në gjysmë sezonin tjetër, do të jemi ekip edhe më i mirë. Falënderoj të gjithë, por më e rëndësishme për mua është që një futbollist të luftoj dhe të lë zemrën në fushë dhe pikërisht futbollistet e mi këtë e bënë dhe luftuan maksimalisht, tani u dëshiroj pushim të këndshëm të gjithëve.

FC Shkupi: Ekipi përfundoi në vendin e 5-të, a jeni të kënaqur me këtë rezultat duke ditur se morët skuadrën kur ishte në fund të tabelës?

Karan: Normalisht se ishte vështir, por të gjithë së bashku e bëmë këtë, këtu ishte Volkani, Omeri, Ertani dhe gjithë të tjerët, edhe ju jeni këtu me ne si dhe tifozët. Unë mendoj se një njeri i vetëm nuk mund të arrin sukses në futboll, për këtë arsye ne u bëmë një ekip dhe së bashku me gjithë stafin teknik arritëm ta ngrisim ekipin.

FC Shkupi: Pason periudha e pushimeve dhe ju do të jenë në Turqi, por çka mund të presim në përgatitjet për pjesën tjetër të sezonit?

Karan: Pushimi këtu është shumë i gjatë, tani futbollistët do jenë në pushim një mujor, gjatë kësaj periudhe ne do të punojmë për transferime të reja, përgatitjet do të fillojnë në janar. Fillimisht do të ushtrojmë në Shkup dhe pastaj do të vazhdojmë në Antalia, ku mendoj se me përgatitje të mira në sezonin tjetër do të kemi një Shkup të mrekullueshëm.

FC Shkupi: Cila është porosia për tifozët, të cilët ishin me ju gjatë tërë kohës dhe kanë mbështetur ekipin në çdo sfidë, si në fitore apo edhe në kur keni humbur?

Karan: Në futboll gjëja më e rëndësishme janë tifozët, përderisa tifozët nuk na lan të vetëm asnjëherë, mendoj që ekipi dhe futbollistët i nderuan me lojëra dhe rezultate të mira. Shpresoj që çdoherë ta kemi përkrahjen e tifozëve, se me të vërtetë e duan klubin dhe klubi ka nevojë për ta, andaj i falënderoj.

FC Shkupi: A mund të presim një Shkup më të fortë në vazhdim të sezonit?

Karan: Me lejen e Zotit, shpresoj.

Intervistën mundë ta ndiqni edhe në linkun e faqes zyrtare në kanalin “youtube”

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT