Karan: Ta harrojmë A.Pandevin, të fokusohemi në ndeshjet që na presin

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit ka vazhduar të jetë në formë të mirë dhe të mbetet në kreun e tabelës, ndërsa sot regjistroi dhe fitoren e dytë nën urdhrat e trajnerit Umit Karan, i cili pas ndeshje ka dhënë dhe përshtypjet e tija për duelin ndaj Akademija Pandevit, ku Shkupi e fitoi me rezultat 1-0 në Strumicë.

“Sigurisht se ishte një ndeshje mjaft e vështirë dhe deri te fitorja arritëm në pjesën e dytë edhe pse gjatë gjithë ndeshjes kishim kontrollin e lojës dhe krijuam shumë raste për të shënuar. Jemi të kënaqur që morëm tri pikë dhe sot u pa se ka ndryshim pozitiv në skuadër, pasi që kemi punuar mirë gjatë kësaj pauze dy javore.

Normalisht për ne në vazhdim çdo ndeshje do të jetë si finale, e them këtë nëse dëshirojmë  të jemi në garë për titull. Duhet ta kemi parasysh se tani kemi mjaft ndeshje të vështira, na vjen skuadra e Sileksit që është kthyer në formë, ndërsa më pas kemi tri ndeshje të njëpasnjëshme që luajmë si mysafire. Nuk duhet harruar se të mërkurën luajmë ndeshje në kuadër të Kupës, andaj duhet të kemi shumë kujdes dhe ta harrojmë këtë ndeshje sa ma shpejt dhe të fokusohemi në ndeshjet që na presin”, ka thënë Karan për faqen zyrtare të klubit.

Kujtojmë se Shkupi mbetet në pozitën e dytë të renditjes, tani me vetëm dy pikë diferencë ndaj Shkëndijës, ndërsa të mërkurën vazhdon garat në kuadër të Kupës së Maqedonisë, kur në stadiumin e lagjes Maxhari, do të jetë nikoqire e skuadrës së Kit-Go.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT