Karan: Të kemi durim, do të vijnë ditë të mira

Shpërndaje:

Java e 14-të e Ligës së Parë të Maqedonisë kaloi nën ethet e derbit të madh të qytetit të Shkupit dhe Ligës së Parë të Maqedonisë, ku FC Shkupi si nikoqire ishte më i mirë se KF Vardari, duke e mundur rivalin e përbetuar me rezultat 1:0, me autor të golit brazilianin Sergio.

Ndeshja ishte mjaft dinamike, ndërsa që nga fillimi e deri në fund, Shkupi ishte skuadër që më shumë e deshti fitoren, duke krijuar edhe shumë raste të tjera për gol, por që vetëm Sergio arriti të konkretizon atë në minutën e 57-të.

Për këtë ndeshje ka folur trajneri Umit Karan, për të cilin ishte derbi i parë nën udhëheqjen e Shkupit.

“Së pari dua ti falënderoj tifozët tanë të cilit ishin në numër të madh në ndeshjen e djeshme dhe kishim përkrahjen maksimale, gjithashtu edhe lojtarët e mi, të cilët luajtën me zemër dhe shënuan fitore që ti gëzojnë fansat tanë. E shohim se jemi në rrugë të mirë drejt suksesit, por na duhet kohë, pasi që ka shumë punë që duhet ndryshuar dhe rruga nuk është aspak e lehtë.  Siç e patë javën e kaluar kishim tetë lojtar nga juniorët, andaj duhet te kemi durim, sepse mendoj që në të ardhmen do të bëhet shumë mirë. Nese përsërisim këtë lojë edhe në ndeshjet mysafire, mendoj se do të kemi rezultate pozitive. Dua të potencoj edhe atë se me vjen keq qe nuk kemi stadiumin me tribuna nga të gjitha anët, për ti mbushur me këta tifoz të flaktë. Dhe në fund u uroj fitoren të gjithëve”, ka thënë në fund trajneri i Shkupit, Umit Karan.

Futbollistët sot dhe nesër kanë pushim të merituar, ndërsa në stërvitje do të rikthehen të martën pasdite. Ndeshjen e radhës Shkupi e luan me 22 nëntor si mysafire e Makedonija Gj.P, pasi në këtë periudhë 10 ditëshe pason një minipauzë shkaku i angazhimeve të reprezentacionit të Maqedonisë në Ligën e Kombeve.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT