Kategoritë e reja të FC Shkupi të dielën kanë luajtur ndeshje kundër ekipit të Metalurgut dhe në të gjitha përballjet ekipet tona kanë dalë fituese, duke marrë plot 12 pikë në këto përballje
Pionierët e rinj si nikoqir kanë mundur Metalurgun me rezultatin 3:1, ndërsa golashënues ishin Suel Muaremi, Agan Ziberi dhe Visar Rexhepi.
Pionierët e vjetër, gjithashtu luajtën në cilësinë e nikoqirit dhe shënuan fitore minimale 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar në minutën e fundit Hasan Mamuti.
Kadetët ishin mysafirë të Metalurgut, por kjo nuk shfaqi vështirësi që të fitojë me rezultat minimal 0:1, me autor të golit Arbin Bajramin. Ndërsa te juniorët ndeshja Metalurgu – Shkupi përfundoi me rezultat 3:4, dy gola ishin vepër e Hadis Qailit, ndërsa nga një gol shënuan Emin Sopa dhe Samir Shabani. /fcshkupi /