Skuadra jonë po përgatitet në vazhdimësi për ndeshjen e të dielës, ku përballë do të kemi ekipin e Shkëndijës, ndeshje kjo që luhet në kuadër të javës së 31-t. Gjatë stërvitjes së sotme, me ekipin janë afruar edhe pesë futbollistë të rinj nga shkolla e futbollit tonë, të cilët nga java në javë po japin rezultate të kënaqshme dhe trajneri Xhihat Arsllan ka mbetur i kënaqur me ecurinë dhe punën që po bëjnë.
Së bashku me seniorët janë angazhuar Emrah Ramadani, Diedon Ibrahimi, Osman Idrizoviçi, Muaz Salihu dhe Umerfaruk Ismaili. Për angazhimin e tyre ka folur pikërisht trajneri Arsllan, i cili mes tjerash ka thënë se ata do të jenë e ardhmja e klubit shumë shpejt.
“Derisa po vazhdojmë përgatitjet për ndeshjen kundër e Shkëndijës, duam të punojmë edhe me lojtarët tanë të rinj të talentuar që kanë potencial për t’u përmirësuar. Një nga synimet tona për vitin e ardhshëm është që lojtarët e akademisë tonë të mund të marrin pjesë në ndeshje kampionale. Qëllimi ynë është që fëmijët tanë dhe lojtarët tanë të akademisë të arrijnë të jenë konkurrues për të luajtur sa më shumë në ndeshje kampionale”, ka thënë Arsllan.