Katër senegalez në testime te Shkupi në Turqi

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit ka vazhduar me fazën përgatitore në Turqi dhe në kushte shumë të mira ka kaluar edhe dita e pestë e përgatitjeve në Bolu si dhe mundësitë që i ofron qendra Koru Hotels.

Gjatë ditës së sotme klubi ka punuar në mëngjes në fitnes, ndërsa pasditja ishte e shfrytëzuar për punë në fushë.

Gjatë ditës së sotme përveq paraqitjes së portierit të ri, Igor Aleksovski në kampin stërvitor të Shkupit skautët e klubit kanë sjellë edhe katër futbollist të rinj, të cilët do të kalojnë në testime, për të parë stafi I trajnerëve me në krye Zekirija Ramadanin nëse do të përmbushin kërkesat për të mbetur në skudër.

Bëhet fjalë për një portier, Pape Seydou Ndiaye, i cili vjen nga kampioni i këtij shteti Jaraaf Dakar. Më pas është sulmuesi i krahut të majt Moussa Marone që vjen nga eipi Casa Sport që gjithashtu garon në ligën më të fortë të Senegalit. Mady Faty është sulmues, ndërsa Faustin Senghor luan në pozitën e mesfushorit, gjithashtu edhe këta dy futbollist janë nga Casa Sport.

Shkupi nesër do të luajë ndeshjen e dytë kontrolluese në Bolu, ku për kundërshtarë ka ekipin Levadia, ndërsa pikërisht kjo ndeshje do të shfrytëzhet që trajneri Ramadani të sheh nga afër formën e futbollistëve në fjalë.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT