Skuadra e FC Shkupit në fund të afatit kalimtar të janarit ka arritur të sjell edhe dy futbollistë në radhët e veta.
Është futbollisti nga Senegali, Faouly Keita i cili vjen nga klubi ASAC Ndiambour, klubi i njëjtë prej nga kishte ardhur edhe Darboe Dembo.
Faouly Keita që luan në pozitën e mesfushorit, ishte me ekipin gjatë fazës përgatitore në Antalia dhe ka përmbushur kriteret e stafit teknik, të cilët kanë dhënë dritë jeshile që kryesia të nënshkruaj kontratë dy vjeçare me te.
Prurja tjetër është portieri 18 vjeçar i Bursasporit, Canberk Yurdakul i cili te Shkupi vjen në formë huazimi deri në fund të sezonit. Me këta dy futbollist, Shkupi ka mbyllur transfer listën e dimrit, ndërsa ardhjet tjera ishin, Jakup Berisha, Darko Glishiç, Bianor Neto, beniamin Demir, Filip Lazarevski dhe Ramin Alii.