Khalill Lambin bëhet shkupjan

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi ka shfrytëzuar ditët e fundit të afatit kalimtarë për të marrë dhe një futbollistë tjetër në radhët e saja, bëhet fjalë për futbollistin e Bregut të Fildishtë, Khalill Lambin i cili është dhe shtetas i Francës.

Lambin vjen të Shkupi pas një sezone të mirë që kishte me ekipin e Ligës së dytë belge, Patro Eisden, por që për fat të keq ekipi i tij përfundoi në ligën e tretë. Derisa Shkupi po kërkonte Lambinin, ai ishte shumë afër të nënshkruaj edhe me ekipin anglez Birmingam, por në momentin e fundit menaxheri i tij, shqiptari Blerim e ka bindur Lambinin që të jetë pjesë e skuadrës shkupjane.

DSC_6343

Lambin ka një karrierë të bujshme, pasi më parë ai ka luajtur në sezonin 2008/2009 me ekipin e Arsenalit B, më pas kalon në sezonin 2011/2012 në Liban te ekipi Al Ahed Beirut, sezonin tjetër 2012/2013 luan në Greqi me Ergotelis, që një vit më vonë në sezonin 2013/2014 të luajë me Shefilld Wednesday, prej ku në sezonin para se të vijë në Shkup luan në Ligën e dytë belge me Patro Eisden.

DSC_6303

“Sigurisht se kërkoj një sfidë të re për mua. Isha shumë pranë të nënshkruaj me ekipin anglez Birmingham City, por nuk pranova të jem futbollistë bankine, andaj me sugjerim të menaxherit tim Blerim Sadikut, u binda se duhet të jem pjesë e Shkupit, për të cilin klub më është folur shumë dhe më është thënë se ka një tifozeri të madhe që këtë seon kërkojnë edhe daljen ne Evropë. Shpresoj sa më shpejt të bëhem pjesë e ndeshjeve kampionale dhe të jap atë që i ka munguar skuadrës, shumë gola për të qenë në pjesën e epërme të tabelës”, ka thënë Khalill Lambin.

Shkupi para Khalill Lambin, kishte nënshkruar edhe me Aliou Traore, Filip Gligorov, Florian Kadriu dhe portieri Amir Jashar, si dhe nga shkolla e futbollit është angazhuar Samir Shabani. /fcshkupi/

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT