Kjo është loja e Shkupit, fitore me dominim

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

FC Shkupi shënoi fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Umit Karan. FC Shkupi “theu” bunkerin e mysafirëve nga Kratova me golat e Serzhinjos dhe Stojkoskit nga penaltia, për të arkëtuar 3 pikë të para në rrethin e dytë të garave në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

 

Nga fillimi i ndeshjes, Shkupi vendosi presion drejt portës mysafire dhe në minutën e 6-të regjistruam tentimin e parë, kur Serzhinjo tentoi nga distanca, por gjuajtja ishte tejet jo precize dhe topi shkoi lartë mbi portë. Tentimi tjetër drejt portës mysafire ishte në minutën e 10-të , kur nga 18 metra godet Rron Broja, por sërisht topi shkon skaj portës. Në minutën e 12, sërisht Rron Broja është në qendër të vëmendjes, por topi devijohet nga portieri mysafirë në rivënie nga këndi. Në minutën e 21-të, Shkupi arrin të shënon gol, mirëpo arbitri kryesor Mavrov anuloi golin e Brojës për shkak të ndërhyrjes së palejuar ndaj një mbrojtësit të Sileksit. Në mintën e 26-të, Sileksi prodhoi kanosjen e parë, kur pas një kundërsulmi të shpejtë, Georgiev u gjetë sy më sy me portierin Aleksovski, ndërsa ky i fundit ndaloi ndryshimi e rezultatit. Në minutën e 30-të, pas rivënies nga këndi, Bllagoja Ljamçevski godet nga distanca, por topi përsëri shkon skaj portës. Vetëm 4 minuta më vonë, vjen aksioni perfekt i Shkupit, ndërsa tentimi i Stojkoskit devijohet nga portieri mysafirë. Në vazhdim të aksionit, pas rivënies nga këndi, Bradxhi godet ashpër, por mbrojtja mysafire eviton rrezikun me kokë. Disa minuta më vonë, Suhel Muharemi tenton nga 17 metra, por aspak nuk e shqetëson portierin mysafirë. Dhe dy minuta para mbylljes së pjesës së parë, Serzhinjo godet ashpër nga cepi i zonës kundërshtare, por topi godet vetëm pjesën e jashtme të portës së Sileksit.

Në pjesë e dytë, Shkupi menjëherë kaloi në sulm në kërkim të epërsisë, ndërsa shpërblimi erdhi në minutën e 50-të, kur pas krosimit të Suhel Muhareimit, në zonë dhe me vole Serzhinjo mposhti portierin mysafirë për epërsi të Shkupit, 1-0. Vetëm dy minuta më vonë, Muharem Bajrami dërgon një predhë të vërtetë nga 30 metra, por topi shkon për centimetra skaj portës së mysafirëve. Në minutën e 54-të, Serzhinjo kontrollon topin për mrrekulli në zonën e Sileksit, ndërsa në tentimin për të goditur, ndalohet në mënyrë të palejuar nga mbrojtësit mysafirë. Hristijan Stojkoski është i sigurt nga penaltia dhe Shkupi kishte epërsi 2:0. Në minutën e 57-të, Sileksi u kanos nga gjuajtja e lirë, por tentimi i Jusuf Alpaj kaloi vetëm skaj portës. Në minutën e 70-të , Serzhinjo kishte rastin që të shënojë golin e dytë në këtë përballje dhe të tretin për Shkupin, por në momentin e fundit para tij shfaqet portieri Stevanoviq dhe ndaloi ndryshimin e rezultatit.

Deri në fund të takimit, Shkupi në mënyrë rutinore drejtoi sfidën, duke mos lejuar që Sileksi t’i afrohet portës së Igor Aleksovskit. Sfida e ardhshme e Shkupit, do të jetë në terrenin e Pobedës, më 28 tetor, në orën 13.30 minuta.

 

FC Shkupi – Sileksi 2-0 (0-0)

Stadiumi në Çair

Shikues: 3000

Golashënues: Serzhinjo 53. Stojkoski 57′ (penalti),

Arbitër kryesor: Vasko Mavrov (Strumica)

Ndihmësit: Gjorgji Stankovski (Strumica), Kire Angelvski (Strumica)

Kartona të verdhë: Panovski, Kocev, Ristovski (Sileksi), Rron Broja (FC Shkupi)

Kartona të Kuq:

 

FC Shkupi: Igor Aleksovski, Toni Tipuriç, Amir Bilali, Abdulkadir Zango, Blagoja Ljamçevski (Onyebuchi Emmanuel Ifeanyi ’88), Muharrem Bajrami, Rron Broja, Armel Bradxhi, Kristijan Stojkoski (Blazhe Iljoski ’63), Serzhinjo, Suhel Muharemi (Musli Lika ’78).

Trajner: Umit Karan

KF Sileksi: Stefanoviq, Drashkoviq, Grozdanovski, Georgiev , Duranski, Ristovski, Milenkovski (Blagojeviq), Panovski (Desniq ’37), Dodev, Kocev, Aleksovski.

Trajner: Dragan Ivanov

More to explorer

Eliminohemi nga Kupa në çerekfinale

Skuadra jonë edhe pse favorite në ndeshjen ndaj Akademia Pandevit nuk arriti që të bëjë edhe një hap tjetër drejt gjysmëfinales. Në

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!