KONFERENCË PËR MEDIA: Cihat Arslan

Shpërndaje:

Skuadra ynë në ndeshjen ndaj Levskit të Sofjes, pati më shumë lojë, pati raste për rezultat shumë më të mirë, por nuk arriti t’i shfrytëzojë. Ndërsa në anën e kundërt kundërshtari në tre raste shënoi dy gola. Për këtë është i vetëdijshëm edhe trajneri i Shkupit, Cihat Arslan, i cili në konferencën për media ka theksuar se ky nuk është rezultat real i asaj që u luajt në fushë.

“Ne patëm tre raste në pjesën e parë, ndërsa ata shënuan nga vetëm një aksion dhe një pasim. Rezultati nuk është aspak real, sepse nuk e meritonim humbjen. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të mi, nuk kam asgjë për tu ankuar, por ka pasur një rënie të përqendrimit në momente të ishte dhe vendimtare. Dua ta komentoj edhe delegimin e arbitrave. Duhet të ketë një rregull për delegimin e arbitrave. Kur dihet që kundërshtari ynë i ardhshëm potencial duhet të jetë nga Izraeli, si mund të ketë arbitër në këtë ndeshjeje nga Izraeli!?.

Përsëri edhe në Sofje ne do të shkojmë për të luajtur mirë dhe për të korrigjuar gabimet. Ne do të luftojmë deri në fund. Nëse flasim për përzgjedhjen e disa lojtarëve në ekipin e parë, atëherë Hamidi ka pasur epërsinë në sulm për shkak të fushës së keqe dhe dueleve të larta. Prandaj vendosa për për te dhe jo për Trapanovskin apo Voshën, të cilët hynë dhe luajtën mirë për minutat që morën. Pa dyshim se do të them se lojë të mrekullueshme luajtën edhe Adem, Sahiti dhe Ramani. Të gjithë treguan shpirtin luftarak”.

Ndeshja e khimit Levski – Shkupi luhet me 3 gusht në Bullgari.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT