Në vigjilje të ndeshjes së nesërme kur takohemi në Shkup kundër ekipit FC Hegelmann, në kuadër të turit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, trajneri Cihat Arslan dhe futbollisti Renaldo Cephas, ishin para gazetarëve për të folur për ndeshjen e kthimit.
Trajneri Arslan mes tjerash ka thënë se duhet të respektojmë kundërshtarin, pa marrë parasysh rezultatin e ndeshjes së parë. Duhet të marrim rezultat të mirë edhe në ndeshjen e kthimit, duke shtuar se do të jetë përballje shumë më e vështirë se sa ishte e para.
“Ndeshjen e parë e kemi fituar me rezultat 5-0, ishte një rezultat i mrekullueshëm ku Cephas shkëlqeu. Kishim pak vështirësi gjatë kthimit, pasi që ishte një udhëtim i gjatë dhe sigurisht se ishim pak të lodhur, andaj gjatë kësaj kohe kishim rikuperim të mirë dhe kështu tani jemi gati për ndeshjen e kthimit. Si e para, unë nuk dua që të bëjë mbledhje me lojtarët, por dje isha i detyruar që të kem një të tillë, pasi që kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme, pa marrë parasysh se ç’far rezultati kishim në ndeshjen e parë, duhet të jemi të jemi të koncentruar. Por e pash se lojtarët ishin pak sa të liruar, kështu që dje isha i detyruar të mbaj një mbledhje. Edhe një herë po e përsëris se kjo është një ngjarje me rëndësi dhe ne duhet të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm edhe në ndeshjen e kthimit, me seriozitet dhe disiplinë. Duhet të respektojmë kundërshtarin, pa marrë parasysh rezultatin e ndeshjes së parë, ne duhet të marrim rezultat të mirë edhe në ndeshjen e kthimit, por dua të them se do të jetë ndeshje shumë më e vështirë se sa e para”, ka thënë Arslan
Sulmuesi këmbë shpejtë Cephas, ishte i shkurtë në atë që tha, duke potencuar se duhet të fillojnë ndeshjen sikurse të jetë rezultati 0-0 nga ndeshja e parë.
“Sa i përket ndeshjes së nesërme, të gjithë lojtarët janë përgatitur për këtë përballje. Jemi përgatitur gjatë gjithë javës, jo vetëm fizikisht por edhe mentalisht. E dimë se kemi një rezultat të lartë, por ndeshja ende nuk ka përfunduar. Nesër duhet të futemi në lojë sikurse të jetë rezultati 0-0”, u shpreh Cephas.