KONFERENCË PËR MEDIA: Fevzi Laiç – Suad Sahiti

Shpërndaje:

Skuadra jonë ka zhvilluar stërvitjen zyrare në stadiumin “Georgi Asparuhov”, aty ku nesër do të jetë përballë skuadrës bullgare PFC Levski Sofia. Për shkaqe familjare trajneri Cihat Arslan është detyruar që të udhëtojë drejt Stambolli, por ai nesër do të jetë në vendin e tij për të drejtuar futbollistët në ndeshjen e kthimit në Sofje.

Andaj sot në konferencë për media para ndeshjes së kthimit me PFC Levskin në xhiron e dytë kualifikuese të Ligës së Konferencës, ka folur ndihmës trajneri i Shkupit, Fevzi Laiç dhe futbollisti Suad Sahiti.

“Jemi pak vonë, por më vjen mirë që jemi këtu. Nuk është e lehtë të luajmë pas ndeshjes së parë, të cilën e humbëm 2:0 në shtëpi. Nuk kemi ardhur këtu për një ekskursion, por do të japim maksimumin për t’u paraqitur sa më mirë. Kemi ardhur me ide të qartë, kam parë shumë në futboll, kam luajtur, ky rezultat nuk është i këndshëm për ne, por do të bëjmë gjithçka për ta kapërcyer dhe mbrojtur emrin e Shkupit dhe Maqedonisë”, ka thënë ai.

“Ne kemi ardhur para dy javësh dhe kemi parë një ndeshje live, e dimë se si është atmosfera. Kemi luajtur edhe në vende të tjera. Do të jetë bukur të luajmë para këtij publiku”, shtoi ndihmës trajneri Laiç.

“Kishim dëshirë që tifozët tanë të jeni këtu së bashku me ne, por kjo nuk do të ndodhë shkaku i ndalesës që është bërë”, tha Fevzi Laiç në lidhje me mungesën e tifozëve.

“Mirë nga ndeshja e parë të jem i sinqertë e dimë të gjithë që nuk ishte një rezultat real, luajtëm ndeshje të mirë, kishim raste të mira për të shënuar gola, por nuk ndodhi një gjë e tillë, por ky është futbolli. E dimë se na pret një ndeshje e mirë nesër, duhet të jemi të fokusuar për këtë përballje dhe normalisht në futboll asnjëherë nuk duhet dorëzuar, kemi ardhur për të luajtur futboll të mirë, kështu që jemi gati”, ka thënë Sahiti.

Ndeshja PFC Levski – FC Shkupi do të luhet në stadiumin  “Georgi Asparuhov” të enjten më 3 gusht me fillim në ora 19:00.

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT