Kontrolluesja e parë i takoi iranianëve

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese në Antali, ku po zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve dimërore.

Këtë ndeshje trajneri Umit Karan e kishte nisur me ekip të kombinuar, ku në ekipin e parë debutoi përforcimi i ri Filip Ristevski, ndërsa gjithashtu luajti edhe Rwatubyaye Abdul i cili është në testime.

Ndeshja kishte një dinamik të madhe dhe dy ekipet treguan cilësi dhe shumë raste për shënim, ndërsa në radhët e skuadrës tonë me lojë të mrekullueshme u tregua Viktor Angellov, i cili shënoi golin e vetëm për ekipin, kishte një shtyllë dhe ishte asistues i disa rasteve për futbollistët tjerë të sulmit.

Ndeshja filloi me ofensivë të skuadrës kampione të Iranit, duke arritur që në minutën e 5-të, përmes rivënies nga këndi, që në minutën e 5-të të zbulojnë rezultatin me anë të Qeirosh Stanley. Vetëm katër minuta më vonë, Viktor Angellov me një goditje nga distanca prej 20 metrave arrin të godet shtyllën. Pak më vonë në aksion hedhet edhe mbrojtësi Besart Krivanjeva, i cili godet nga distanca, por portieri iranian mbron gjuajtjen e tij, për të devijuar topin në rivënie nga këndi.

Aksionet e Shkupit vazhduan edhe më tutje për të kërkuar barazimin, në minutën e 17-të, përforcimi i ri Filip Ristevski i cili tregoi lojë shumë të mirë, krosoi në zonën e rrezikut, ndërsa goditja e Artan Veliut shkoi rreth portës.

Në minutën e 22-të, lojtari Qeirosh Stanly driblon mbrojtjen nga ana e djathtë dhe nga një kënd i vdekur mposht portierin Igor Aleksovski për 2:0.

Minuta e 24-të, Viktor Angelov shumë bukur kalon dy lojtar kundërshtar dhe për mrekulli plason në pjesën e poshtme të portierit kundërshtar dhe zbut rezultatin në 2:1.

Në minutën e 26-t, rast të mirë kishte braziliani i Shkupit Sergio, i cili shuton bukur, mirëpo topi kalon rreth shtyllës kundërshtarë. Vetëm një minutë më vonë, Angelov për mrekulli kalon në krahun e djathtë, i cili shuton në portë, por portieri kthehet mbron, që më pas topi të rikthehet te Sergio i cili edhe në këtë rast nuk arrin të ndëshkojë kundërshtarin.

Në minutën e 45-të, Rron Broja del ballë për ballë me portierin kundërshtar, mirëpo nuk shënon.

Në pjesën e dytë trajneri Umit Karan bëri disa zëvendësime, duke futur në lojë në portë Azizi,Berisha, Ismaili, Sefo, Abdul, Ramani, Josef, Musa, Muharemi dhe Alex.

Në pjesën e dytë dy ekipet luajtën me temp më të ulët, ndërsa iranianët arritën që të shënojnë gol në minutën e 60-t, me anë të Ezatolah Poorghaz.

Skuadra e Shkupit ndeshjen e radhës kontrolluese do ta luajë të mërkurën, kur përballë do të ketë skuadrën rumune FC Politehnika Lasi.

FC Shkupi: Aleksovski,Ristevski, Krivanjeva, Bilali, Abdul, Bajrami, Bradji, Broja, Veliu, Sergio, Angelov.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT