Kontrolluesja e parë ndaj rumunëve të Hermannstadt

Shpërndaje:

Në pritje të shortit të shorit të sotëm të turit të dytë të kualifikimeve për në Ligën e Konferencave, skuadra jonë pas disa ditë qëndrimi dhe pune në kampin sportiv të Bolut në Turqi, sot do të ketë dhe testin e parë.

Përballë skuadrës tonë do të jetë ekipi rumun i FC Hermannstadt, që gjithashtu fazën përgatitore është duke realizuar po në këtë kamp.

Padyshim se e rëndësishme për stafin e trajnerëve të ekipit tonë do të jetë  që në këtë kontrolluese nga afër të shohin formën e futbollistëve të rinj të cilët së fundmi janë bashkuar me skuadrën. Ndeshja kontrolluese në mes FC Shkupi – FC Hermannstadt luhet në kompleksin sportiv Bolu me fillim në ora 16:00.

Me ekipin ende nuk janë bashkuar futbollistët që ishin të angazhuar me përfaqësuesen e vendit tonë U21, si Hamza Ramani, Aleks Zllatkov dhe Mario Riçkov.

Kujtojmë se dje është hedhur shorti për turin e parë të Ligës së Konferencës, ku për kundërshtarë kemi ekipin FC Hegelmann nga Lituania, ndërsa sot në orët e pasdites do të mësojmë edhe kundërshtarin eventual të turit të dytë.

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT