Kontrolluesja e parë u mbyll në barazim

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit sot ka luajtur dhe miqësoren e parë, deri sa edhe po zhvillon fazën e përgatitjeve dimërore. Për kundërshtarë kishte ekipin e Flamurtarit nga Prishtina, që garon në Superligën e Kosovës.

Trajneri Qatip Osmani në këtë ndeshje filloi me një formacion të përbërë nga futbollistë të rinj dhe ata me më përvojë dhe që në pjesën e parë ekipi dominoi në terren. U tregua prurje shumë e mirë Jakup Berisha, i cili ishte dhe bartës i lojës në 45 minuta e para, i mbështetur dhe nga Fatjon Jusufi, duke rrezikuar disa herë portën e prishtinasve.

Në pjesën e dytë dy ekipet bënë disa zëvendësime, ndërsa trajneri Osmani në fushë futi të gjithë ata që ishin në bankën rezerve në pjesën e parë. Raste të shumta Shkupi pati në interval të ndryshëm kohor, ndërsa vlen të përmenden kur pothuajse të vetëm para portës ishin fillimisht Fatjon Jusufi, më pas Marin Jurina dhe Jakup Berisha. Rastin më të mirë në këtë ndeshje miqësore e kishte talenti i FC Shkupi, Jahi Bushi, i cili fillimisht goditi shtyllën dhe në tentimin e dytë mbrojtësi i Flamurtarit që ti mohojnë golin në debutimin e tij për seniorët.

Skuadra e Shkupit kontrolluesen e dytë do ta luajë të dielën ndaj ekipit të Dritës së Gjilanit dhe më pas me 22 janar nisen për në Antalia të Turqisë, ku do të kryejnë fazën kryesore të përgatitjeve.

FC Shkupi Aleksovski, Krivanjeva, Iljazi, Ndong, Stojanovski, Iseni, Diak, Guidabi, Aliu, Jusufi dhe Beriaha. Në pjeën e dytë luajtën edhe S. Ramadani (portier), B. Ramadani, Ilieski, Bajrami, Muarem, Bushi, Jurina dhe Kurti.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT