Krahu i djathtë, do të mbrohet nga Demir

Shpërndaje:

Përforcimi i dytë në skuadrën e Shkupit vjen në repartin e mbrojtjes, aty ku skuadra kishte mjaft nevojë dhe pothuajse gjatë gjithë kampionatit ka çaluar. Dhe pikërisht për këtë kryesia e skuadrës ishte në kërkim të një mbrojtësi të ri dhe me perspektiv siç është Benjamin Demir, i cili që në moshë të re ka luajtur për klube nga Kroacia dhe tani është në kampionatin tonë.

Mbrojtësi 23 vjeçar, Demir te Shkupi vjen nga ekipi i Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa në vendin tonë ka luajtur edhe për Rabotniçkin, Pelisterin, “Skopjen”, Euromilkun, ndërsa jashtë vendit ka luajtur te Hajduku i Splitit, Inter Zapreshiq në Kroaci, Olimpik Sarajevë të BeH dhe Spartakun e Suboticës në Serbi. Demir ka luajtur edhe për Reprezentacionin e Maqedonisë U19, U20 dhe U21. Ndërsa në sezonin pranveror për ekipin e Makedonija Gj.P në 16 ndeshje ka shënuar dy gola.

Shkupi dhe Demir kanë nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi për ta vazhduar atë. Demir që sot i është bashkuar ekipit në stërvitje dhe do të jetë i disponueshëm për trajnerin Qatip Osmani në miqësoret e reja.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT