Krenar me Shkupin, faleminderit kryetar Ejup Ademi

Shpërndaje:

Intervistë me udhëheqësin e tifo grupit “Shvercerat”, Omer Bunjaku

Për të folur për sukseset e FC Shkupi, sigurisht se lista e atyre që janë meritor në arritjen e këtij klubi është shumë e gjatë dhe padyshim se mundë të harrojmë pa përmendur shumë. Pikërisht për këtë stafi që përkujdeset për mediat ka vendosur që të bëjë një intervistë me udhëheqësin e tifo grupit “Shvercerat”, Omer Bunjaku i cili së bashku me armatën e tij, që nga java në javë numri i tyre vetëm se sa shtohen. Andaj sipas Bunjakut i gjithë suksesi padyshim është meritë e madhe e punës së palodhshme që ka bërë kryetari i klubit Ejup Ademi, i cili me një sakrificë të madhe dhe me shumë vështirësi punoi që klubi të kthehet përsëri në mesin e ekipeve më të mira në vend.

_MG_9274

FC Shkupi: Fillimisht si udhëheqës i tifo grupit “Shvercerat”, na flitni sa keni qenë të kënaqur me sezonin e parë të FC Shkupi pas kthimit disa vjeçar në Ligën e Parë të Maqedonisë?

Omer BUNJAKU: Pa dyshim se po, ishte një sezon i mrekullueshëm, skuadra e zemrës pas një pauze shkaku i padrejtësive që u bënë ishte në ligat inferiore, por përsëri me iniciativë të dashamirëve të sportit fillimisht dhe atyre që e donin ekipin arritëm ta kthejmë krenarinë e qytetit dhe shqiptarëve në jo vetëm në Shkup por në përgjithësi të gjithë atyre që e donin këtë ekip. Ne padyshim se kemi ngelur të kënaqur nga arritja e klubit, pasi që me kohë siguruam mbijetesën në ligë, ndërsa po të mos kishim ndalesë shkaku i ndryshimit të emrit, unë jam i bindur se ne do ishim pjesë e Ligës së Evropës.

FC Shkupi: Si tifo grup keni qenë ndër më të organizuarit në vend, në ndërkohë udhëtimet e juaja ishin kohë pas kohë edhe të ndaluara. Si e keni vlerësuar bashkëpunimin me kryesinë dhe në veçanti me kryetarin Ejup Ademi?

Omer BUNJAKU: Si asnjëherë më parë ne kishim raporte vëllazërore me kryesinë e klubit e në veçanti me kryetarin e klubit Ejup Ademi. Por do të them një gjë, se po të mos ishte e ndaluar fetarisht ne si grup do ti ndërtonim një përmendore para stadiumit të Çairit kryetarit Ejup Ademi.

Ne si tifo grup disa herë gjatë këtij sezonin kemi qenë të përzgjedhur nga faqet më të mëdha nga  Ultras kulturës, por nuk kemi dëshirë të flasim për veten, por i lejmë të tjerët të na vlerësojnë, e jona është që çdo javë ta rrisim mentalitetin. Sigurisht se jemi me fat që kemi një kryetar si Ejup Ademi, nga i cili presim që nga viti në vit ta bëjë klubin edhe më të fortë.

Omer Bunjaku dhe kryetari Ejup Ademi
Omer Bunjaku dhe kryetari Ejup Ademi

FC Shkupi: A jeni të kënaqur nga kryesia dhe a mendoni se i keni pasur të plotësuara të gjitha kërkesat gjatë sezonit?

Omer BUNJAKU: Sigurisht se po, unë e përmenda edhe më lartë se ne jo vetëm që kemi funksionuar si kryesi, por thjesht kishim marrëdhënie vëllazërore, që do të thotë se çdo kërkesë e jona është plotësuar. E dini edhe vetë se kemi pasur përvjetor, pastaj ndeshje derbi dhe raste të tjera ku kryesia na ka përkrahë pa rezervë dhe kjo ka bërë që ne të jemi falënderues ndaj çdo veprimi që ata kanë bërë për ne, prandaj themi se kryesia e klubit, por edhe e grupit jemi një.

FC Shkupi: Ju si tifo grup, si e keni bërë renditjen e atyre që ishin më meritor për suksesin e Shkupit gjatë kësaj periudhë, prej kur ekipi filloi rikthimin që nga kategoritë e ulëta?

Omer BUNJAKU: Disa herë në ndeshjet tona kemi nxjerrë parulla lojtarëve, kemi brohoritur me këngë të ndryshme falënderuese dhe motivuese ndaj lojtarëve, por edhe trajnerëve dhe kryesisë.

DSC_0033

FC Shkupi: Tani sezonin që vjen Shkupi do të futet me ambicie të reja, cilat janë planet e “Shvercerave”?

Omer BUNJAKU: Nuk shpalosim plane para kohe, por ju premtojmë që në çdo javë do të ketë spektakël si në Çair, ashtu edhe në stadiumet tjera ku do të na lejojnë që të udhëtojmë.

FC Shkupi: Porosia e juaj deri te ata që e duan Shkupin dhe presin suksese të reja.

Omer BUNJAKU: Ju apelojmë çdo qytetari të Shkupit që të vijnë në stadium, të blejnë biletë, të këndojnë dhe të festojmë së bashku fitoret dhe sukseset e radhës. ForzaShkupi

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT