Krivanjeva, Bilali, Neto, Ademi dhe Gligorov e mbyllin me Shkupin

Mbyllja e sezonit futbollistik ka gjetur edhe disa prej futbollistëve tanë me kontrata të përfunduara dhe kryesia e klubit ka zhvilluar tani më disa javë bisedime me ta. Janë plot pesë futbollistë me të cilët nuk vazhdojmë bashkëpunimin, Besart Krivanjeva, Sabit Bilali, Bianor Neto, Ilirid Ademi dhe Filip Gligorov.

Një nga futbollistë ikonë të klubit, që ka dhënë kontribut të madh që nga janari i vitit 2017 është mbrojtësi Besart Krivanjeva, i cili do të mbetet figurë emblematike e familjes tonë. Krivanjeva për vite me radhë ishte shtyllë e mbrojtjes tonë dhe ka ndihmuar klubin në të gjitha këto vite të jetë pjesë e ngritjes në futbollin vendor si dhe në paraqitjet ndërkombëtare, por në fund në një bashkëbisedim korrekt vendosëm që të ndajmë rrugët.

Kryesia e klubit falënderon nga zemra Krivanjevën për gjithë mundin, duke i uruar karrierë të suksesshme kudo që do të vazhdojë paraqitjen e tij.

Gjithashtu falënderojmë edhe futbollistët tjerë si Bilali, Ademi, Neto e Gligorov që ishin pjesë e ynë të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm që sezonin që e lamë pas ta mbyllim në pozitën e dytë.