Dy futbollistët e FC Shkupit janë ftuar që të jenë pjesë e përfaqësues së Maqedonisë U21 për sfidën kontrolluese, e cila do të zhvillohet më 7 mars. Paraqitjet e mira në fazën përgatitore në Antali dhe tre ndeshjet e para të sezonit pranveror në Ligën e Parë, nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga seleksionuesi i Maqedonisë U21 , Blagoja Milevski.
Përzgjedhësi Milevski dëshiron që të zhvillojë disa ditë stërvitje dhe një ndeshje kontrolluese me futbollistët e rinj, e cila do ti shërbejë për përzgjedhjen e futbollistëve për duelet eliminatore në kuadër të Kampionatit Evropian kundër Austrisë dhe Rusisë, por edhe 4 ndeshjeve të tjera eliminatore.
Milevski në adresën e klubit ka dërguar ftesë për Besart Krivanjevën dhe Omar Imerin. Derisa Krivanjeva ka qenë pjesë e Maqedonisë U21, për Imerin kjo është thirrja e parë nga përzgjedhësi Milevski. Që të dy futbollistët do të jenë në dispozicion të Milevskit, me 6 dhe 7 mars, kur është planifikuar edhe një ndeshje kontrolluese.