Krivanjeva dhe Muharemi ftohen për U21 dhe U17

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet kualifikuese me Serbinë (6 tetor-qendra stërvitore “Petar Milloshevski”)  dhe Gjibraltarin (10 tetor-Faru) për Kampionatin Evropian të vitit 2019 në Itali. Në listën e seleksionuesit Milevski gjenden 22 futbollistë, ndërsa në mesin e tyre është edhe mbrojtësi ynë Besart Krivanjeva, i cili me paraqitjet e tija të mira dhe konstante ka bindë Milevskin që të jetë në mesin e më të mirë në ciklin kualifikues.

Ndërkohë edhe reprezentacioni i Maqedonisë U17 nga 2 tetori do ti fillojë ndeshjet e turneut kualifikues për kualifikim në fazël elitare të UEFA-s për kualifikime në kampionatin Evropian. Në turneun që për herë të parë e organizon Maqedonia, kundërshtarë të Maqedonisë do të jenë Bosnja e Hercegovina, Moldavia dhe Sllovakia.

Seleksionuesi i Maqedonisë U17, Goran Staniq për tri duelet e radhës ftesë i ka bërë talentit të FC Shkupi, Suhejl Muharemi.

More to explorer

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!