Krivanjeva: “Edhe pse me mungesa, kërkojmë pikë ndaj Renovës”

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit të mërkurën udhëton për në Tetovë ku në kuadër të javës së 31-t, do të luajë ndeshjen ndaj Renovës nikoqire. Futbollistët e trajnerit Ardian Nuhiu kanë punuar intensivisht edhe për këtë përballje, por duke u ballafaquar me shumë futbollistë që u lënduan në dy ndeshjet e fundit, atë ndaj Rabotniçkit dhe Shkëndijës. Por gjithsesi në kampin bardhekaltër ekziston atmosferë pozitive dhe kërkojnë që të vazhdojnë me ritëm pozitiv edhe në duelin e radhës.

Për ndeshjen ndaj Renovës, ka folur mbrojtësi i ri i Shkupit, 21 vjeçari Besart Krivanjeva i cili është edhe anëtar i reprezentacionit të Maqedonisë U21.

“Jemi të vetëdijshëm se tani më secila ekip llogaritë në pikë, duke marrë parasysh se kanë filluar të bëhen kalkulimet e fundit dhe të gjitha ekipet kanë planet e tyre duke synuar për diçka në kampionat, pasi jemi shumë afër përfundimit të kampionatit. Kundërshtari ynë Renova, ka një nga ekipet më kompatkibile  dhe tani kërkon shansin për të kapur pozitën e 4-t në tabelë. Ndërkohë ne jemi një hap afër për të siguruar ekzistencën, por sigurisht se ndeshjet e shpeshta që kemi pasur gjatë këtyre muajve kanë bërë që numër i konsiderueshëm i futbollistëve të pësojnë dhe lëndime, si dhe të tillë që tani kanë marrë dhe nga pesë kartonë të verdhë. Pres që të vazhdojmë me lojë të mirë, kemi marrë pikë të rëndësishme ndaj Rabotniçkit dhe Shkëndijës, ndërsa shpresoj këtë ta bëjmë edhe ndaj Renovës”.

Shkupi në këtë ndeshje do të ketë shumë mungesa, shkaku i pesë kartonëve të verdhë nuk kanë të drejtë lojë kapiteni Suat Zendeli dhe Besar Iseni, ndërsa lëndimet kanë vënë në dyshim paraqitjet e Sedat Berishës, Muharem Bajramit, Emmanuel Mbellas dhe Jasir Asanit, ndërsa ende vazhdon të jetë jashtë ekipit Dimitrija Llazarevski.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT