Krivanjeva flet në prag ndeshjen ndaj Sileksit

Shpërndaje:

Mesjava sjellë ndeshjet e javës së 21 të kampionatit të LPFMV-s, dhe për këtë ekipi ynë do të udhëtojë nesër drejt Kratovës ku përballë do të ketë Sileksin.

Për vetëm disa ditë mundësi për tu përgatitur, ekipi është munduar që të përqëndohet në mënjanimin e dobësive nga ndeshja e fundit, ku në radhë të parë mungoi goli.

Edhe për këtë ndeshje mungesë e vetme e trajnerit Hasan Ozer është Fatih Ismaili, ndërsa të gjithë të tjerët janë gati për të vrapuar nga minuta e parë, në duel ndaj skuadrës nga Kratova.

Për këtë ndeshje mendimin e tij e ka dhënë mbrojtësi Besart Krivanjeva, i cili mes tjerash ka shtuar se aspak nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por duhet rikuperuar dy pikët e humbura ndaj Pandevit.

“E kemi potencuar se çdo fillim i sezonit nuk është i lehtë,e në veçanti kur e dimë se kemi mjaft ndryshime në ekip, andaj po mundohemi që sa më shpejtë ta marrim veten. Do të jetë ndeshje shumë e vështirë edhe kjo ndaj Sileksit, ku duhet të rikuperojmë dy pikë të humbura ndaj Pandevit. Kërkojmë fitore dhe me këtë qëllim udhëtojmë për në Kratovë”, ka thënë Krivanjeva.

Kujtojmë se ndeshja FK Sileksi – FC Shkupi luhet të mërkurën në Kratovë me fillim në orën 14:00, ndërsa drejtësinë në këtë duel do ta ndajë arbitri Gjorgjiev nga Shtipi. Transmetim të ndeshjes do të ketë në faqen zyrtare të FFM-s.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT