Krivanjeva me optimizëm pret sfidën e të dielës

Shpërndaje:

Java e 11-të e Ligës së Parë ët Maqedonisë, skuadrën e FC Shkupi do ta sjellë përballë Pobedës së Prilepit, por që ndeshjet e saja edhe këtë sezon do ti luajë në Manastir, në stadiumin “Pod tumbe kafe”. Ekipi në një atmosferë të mrekullueshme është stërvitur gjatë kësaj jave dhe shpreson që të përsërisë lojën e të dielës, kur me rezultat të pastër 2:0, por mbi të gjitha me një angazhim të madh të të gjithë lojtarëve, e mundi Sileksin.

Për trajnerin Umit Karan gëzon fakti se ekipi dal ngadalë po kompletohet, pasi tani më është rikthyer në skuadër edhe Besart Krivanjeva, i cili ndjehet i kënaqur nga puna që ka bërë për dy javë që kur iu bashkua ekipit.

“Më gëzon fakti se kalova me sukses lëndimin dhe tani më dy javë po punoj me ekipin. Kemi punuar intensivisht edhe gjatë kësaj jave, ndërsa fitorja e fundit vetëm sa e ka ngritur atmosferën, e cila edhe ashtu ishte shumë pozitive me ardhjen e trajnerit Umit Karan.

Pres që të fitoj besimin e trajnerit që në ndeshjet e ardhshme edhe unë ta ndihmoj ekipin. Për ndeshjen e të dielës mendoj se nuk do të jetë aspak lehtë, Pobeda këtë kampionat është më e fortë se e vitit të kaluar, ndërsa secili nga futbollistët tanë që do të futet në lojë, do të jep maksimumin për rezultat pozitiv”.

Për ndeshjen ndaj Pobedës në dyshim shkaku i lëndimit është Bllagoja Ljamçevski, ndërsa Basilio Ndong edhe më tutje nuk ka tejkaluar problemet me lëndimin dhe është e sigurt se nuk do të jetë në kombinim.

Ndeshja Pobeda – Shkupi luhet të dielën në stadiumin “Pod tumbe kafe” në Manastir me fillim në orën 13:30 minuta, ndërsa arbitër kryesor i ndeshjes është tetovari Josip Barton.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT