Krivanjeva: Ndaj Makedonija GJ.P, fitorja e detyrueshme

Shpërndaje:

Të dielën (08.12.2019) në Çair zhvillojmë ndeshjen e xhiros së 18-të dhe të fundit të këtij gjysmesezoni në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa për kundërshtarë kemi Makedonija Gjorçe Petrovin.

Përkrahë orarit të ngjeshur në javët e fundit, ekipi ka mbledhur forcat për tu përgatitur dhe për të dhënë më të mirën të dielën në ndeshjen ndaj Makedonija GJ.P, me objektiv që të mbyllim këtë gjysmësezon me fitore dhe tri pikë.

“Javët e fundit kanë qenë të ngarkuara me ndeshje në fundjavë dhe mesjavë, ku ekipi është lodhur fizikisht, por edhe psiqikisht. Por besoj që kemi mbledhur forcat për ndeshjen e fundit të gjsymësezonit që na pret kundër Makedonija Gjorçe Petrovit. Këtë ndeshje patjetër duhet ta fitojmë dhe ta mbyllim me fitore dhe festë të “Shvercerave” për 30 vjetorin. Sigurisht që triumfi eventual ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit na jep mundësinë që të mbyllim sezonin vjeshtor në një pozitë më ideale në renditjen tabelare dhe këtë synojmë ta bëjmë që të shkojmë në pushim të qetë. Shpresojmë që këtë ndeshje të na përcjell edhe fati dhe të dalim me tre pikë”, tha mbrojtësi Besart Krivanjeva. 

Në ndeshjen e parë të këtij sezoni të luajtur si mysafir ndaj Makedonija GJ.P, bardheblutë barazuan pa gola.

Për ndeshjen e nesërme, në dispozicionin e trajnerit Qatip Osmani rikthehet Mevlan Adili që mungoi në ndeshjen e mesjavës në kuadër të Kupës, ndërsa Besar Iseni mbetet ende jashtë kombinimit për lojë.

Takimi FC Shkupi vs Makedonija Gjorçe Petrov do të zhvillohet të dielën në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 13:00.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT