Krivanjeva: Ndaj Rabotniçkit nuk ka kalklulime (VIDEO)

Shpërndaje:

Në kuadër të javës së 22-të, skuadra e Shkupit të dielën do të jetë nikoqire e Rabotniçkit në stadiumin “Boris Trajkovski”, në lagjen Maxhari. Skuadra ka punuar me intensitet të shtuar, por në kushte të vështira, pasi të gjitha terrenet ishin në gjendje të vështirë shkaku i reshjeve të dëborës dhe të ftohtit që kaploi vendin tonë.

Por gjithsesi skuadra është përgatitur për duelin e radhës, ndërsa mbrojtësi qendror Besart Krivanjeva potencon se ekipi nuk ka mundësi për kalkulime dhe ndeshjen e radhës beson se do të duhet të fitohet, për tu shkëputur nga ekipet konkurrente.

“Na pret një ndeshje mjaft e rëndësishme kur tani jemi në një fazë që të gjitha ekipet po kërkojnë të shkëputen njëra nga tjetra, pasi diferenca e pikëve është shumë e ngjeshur.  Jemi të vetëdijshëm se kampionati është shumë i fortë dhe nuk ka ekipe të dobëta, andaj respektojmë secilin kundërshtarë. Ndaj Rabotniçkit nuk kemi se çka të kalkulojmë, e kemi kundërshtarë të drejtpërdrejtë dhe mendojmë vetëm për fitore. E mira e jonë është se ngadalë ekipi po kompletohet, pasi kishim futbollistë të lënduar dhe ata që erdhën në afatin e janarit kishin nevojë për tu adaptuar me të tjerët. Besoj se do të kemi paraqitje të mirë dhe do të gëzojmë tifozët tanë”, ka thënë Besart Krivanjeva.

Te ekipi i Shkupit mungesat e vetme në të cilët nuk mund të llogaritë trajneri Ardian Nuhiu, janë Stefan Vujçiç, i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Shkëndijës dhe Ermedin Adem i cili u ndëshkua me dy kartonë të verdhë (të kuq), në duelin e fundit ndaj Pobedës.

Ndeshja Shkupi – Rabotniçki luhet të dielën me fillim në orën 14:00, në stadiumin “Boris Trajkovski”, në lagjen Maxhari, ndërsa drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë arbitri nga Ohri Marjan Eckoski.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT