Kryesia e FC Shkupi uron për sukseset e 2015

Shpërndaje:

Kur kanë mbetur vetëm edhe disa orë të ndërrimeve të vitit, kryesia e FC Shkupi ka uruar të gjithë futbollistëve, stafit teknik, tifozëve të zjarrtë “Shvercerat” dhe gjithë futbolldashësve.

Krytari i FC Shkupi, z. Ejup Ademi ndjehet shumë i kënaqur nga arritjet e klubit, por njëherit duke potencuar se kënaqësinë e bënë edhe më madhështore pasi të gjitha synimet që kishte klubi nga fillimi i sezonit janë arritur pa eufori por me shumë punë dhe sakrificë, duke mos e anashkaluar kontributin e dhënë si sponsor kryesor i klubit Komuna e Çairit.

Festa

“Uroj që ky vit të jetë i suksesshëm si viti që po e lejmë pas, duke ju dëshiruar të gjithëve shëndet dhe suksese: futbollistëve, stafit teknik, kryesisë së klubit, tifozëve tanë të zjarrtë “Shvercerat” dhe gjithë futbolldashësve. Shpresoj që 2016 do të na shërbej si vit i sukseseve në vazhdimësi, vit ku ekipi jonë do të ngrihet edhe më lartë në aspektin organizativ, infrastrukturor, kadrovik dhe financiarë. Uroj të mobilizohemi të gjithë së bashku për suksese, jo vetëm vendore por edhe ndërkombëtare të klubit tonë të zemrës, FC Shkupi”, ka thënë kryetari i klubit, Ejup Ademi.

Njëkohësisht urime ka përcjellë edhe drejtori sportiv i klubit, z. Visar Ganiu, duke dëshiruar që bashkëpunimi kryesi dhe tifozë të vazhdojë edhe më tej, për të arritur suksese edhe më të mëdha.

“Fillimisht dua të falënderojë të gjithë ata që kontribuuan në 2015 që të kemi një Shkup kështu siç e kemi sot. Uroj që  2016 të jetë më i begatë dhe akoma më i suksesshëm për klubin tonë, ndërsa tifozëve u uroj shumë shëndet duke shpresuar që do të jenë dëshmitar të shumë golave dhe spektaklit që do të ofrojnë lojtarët tonë”, ka përmbyllur urimin e tij të shkurtë drejtori sportiv Visar Ganiu. /fcshkupi/

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT