Skudra e FC Shkupi nga dita në ditë po mundohet të bëjë ristrukturimin e të gjitha gjeneratave të kësaj skuadre, ndërsa një angazhim të madh po tregon në formimin e gjeneratave të reja.
Duke e ditur të gjithë se Shkupi ka qenë vite me radhë akademia më e madhe që ka nxjerrë futbollistë të mëdhenj, e të cilët kanë prezantuar denjësisht jo vetëm qytetin, por edhe vendin tonë dhe kombin, kjo tregon se në këtë aspekt duhet një angazhim edhe më i madh, për të vazhduar traditën pozitive.
Së fundi kryesia ka dërguar futbollistët e gjeneratave 2000/01 në e përgatitje në Dojran në qendrën sportive “Istatov”, e ku skuadra e udhëhequr trajnerët Jeton Musliu, Erkan Murseli dhe trajneri i portierëve Alisa Vishi.
Përgatitjet po zhvillohen në mënyrë profesionale, ndërsa të dielën në vizitë të ardhmërisë së futbollit ka shkuar kryetari i klubit Ejup Ademi, kryetrajneri i ekipit të parë Zekirija Ramadani dhe sekretari Sulo Alili.
“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi për të gjitha gjeneratat. Aspiratat tona janë më të njohura për të gjithë, se Shkupi do të kthehet në Ligën e Parë, ndërsa paralelisht do të punojmë për të rikthyer edhe talentet e reja dhe formimin e akademisë së futbollit. Ne kemi shumë emra të mëdhenj të futbollit që kanë dalë pikërisht nga ky klub, andaj nuk duhet ta lëmë këtë pasuri të madhe të futbollistëve të bredhë rrugëve”, ka thënë kryetari Ademi.
Edhe trajneri Zekerija Ramadani i cili hapat e para i ka filluar pkërisht te FC Shkupi, ka thënë se skuadra kampione e Ligës së Dytë ka kapacitet të madh dhe vitet në vazhdim do të tregojnë se cili ka qenë angazhimi i stafit teknik. Ne shpresojmë se në të ardhmen e afërt Shkupi nuk do të ketë nevojë të blejë futbollist, por përveç se do të merr nga akademia e saj, do të ketë edhe për tu dhënë ekipeve jo vetëm në Maqedoni, por edhe ekipeve të mëdha evropiane”, ka thënë në deklaratën e tij për faqen zyrtare trajneri Ramadani.
Përveç stërvitjeve të rregullta futbollistët kanë zhvilluar edhe disa ndeshje kontrolluese, ndërsa qëndrimi i tyre në Dojran do të vazhdojë deri të martën. Për futbollistët e rinj, ky kamp stërvitor është i mirëseardhur, por në ndërkohë është dhe një stimulim i madh për ta se klubi i tyre amë po i plotëson kushtet për përgatitje profesionale. /fcshkupi.com /