Kryetari i FC Shkupi, Ejup Ademi po qëndron në Stamboll me ftesë të presidentit të KF Skënderbeu Ardian Takaj, të cilët gjatë ditës së sotme kishin edhe një takim pune, ku u bisedua për bashkëpunim më të madh në mes dy klubeve shqiptare.
Presidenti Takaj, i kishte bërë një ftesë speciale kryetarit Ademi për të qenë një nga mysafirët e tij në ndeshjen që skuadra shqiptare sonte në mbrëmje luan në kuadër të Europa Ligës kundër skuadrës turke Beshiktash.
Në ndërkohe kryetari Ejup Ademi, ka shfrytëzuar rastin që të takohet edhe me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Fadil Vokrri, me të cilin kanë folur për futbollin dhe mundësitë për anëtarisimin e FFK-s, në UEFA dhe FIFA.