Me rastin e muajit te bekuar te Ramazanit, kryetari i FC Shkupi Ejup Ademi, uron të gjithë besimtarët mysliman, tifozët, futbollistët, kryesinë dhe gjithë stafin.
Ramazani është muaj i dashur edhe për shkak të dimensioneve sociale që ka. Ai është muaj që afron zemrat dhe i pastron ato, sikur që bën që besimtari të jetë më afër vëllait të tij si kurdoherë më parë.
Zoti ua shtoftë të mirat dhe ua lehtësoftë përballimin e agjërimit!
Edhe një herë, urime muaji i Ramazanit!