Skuadra e FC Shkupi ka vazhduar me stërvitje të fazës së parë të përgatitjeve në stadiumin e Çairit, ndërsa gjatë ditës së sotme në vizitë të futbollistëve ishte edhe kryesia e ngushtë e klubit, kryetari Ejup Ademi dhe nënkryetari Suat Alii.
Para se të fillojnë séance stërvitore kryetari i klubit Ademi ka uruar futbollistët për punën dhe angazhimin që kanë treguar, duke marrë parasysh se janë stërvitur edhe gjatë muajit të ramazanit.
“Shfrytëzoj rastin që fillimisht t’ju urojë për sakrificën që keni bërë gjatë këtij muaji të Ramazanit dhe të gjithë atyre që kanë agjëruar bëjmë lutje që Allahu tua kishte pranuar agjërimin duke i shpërblyer ashtu si është më mirë. Një herët do të doja edhe t’ju uroj festën e Bajramit kryesisë së klubit, stafit të trajnerëve, futbollistëve tifo grupit “Shvercert” dhe të gjithë atyre që e duan klubin tonë. Menjëherë pas festës na pret punë shumë e madhe dhe me shumë angazhime. Shpresoj që të gjithë futbollistët të kenë shëndet të mirë. Shpresoj që këtë vit ekipi do të arrijë sukses edhe më të madh”, ka thënë kryetari Ejupi i cili në bashkëpunim me nënkryetarin Suat Alii i cili është përfaqësues i biznes grupit nga Shkupi, po vazhdojnë të punojnë në përmirësimin e kushteve për futbollistët.
“Ne jemi edhe më tutje në bisedime me konzorciumin e menaxherëve turq dhe po bisedohen detajet, mbesim me shpresë se gjithçka do të shkojë ashtu sikurse edhe e kemi paraparë, por e rëndësishme është që të gjithë futbollistët kanë marrë pagat e mbetura dhe jemi tani në bisedime me stafin teknik për të menduar për ardhjet e reja që do të jenë si përforcim i klubit si dhe të menaxhojmë fazën e dytë të përgatitjeve”, ka përfunduar Ademi.
Ekipi të martën do të jetë i lirë për festën e Bajramit, ndërsa të mërkurën do të ketë një seancë stërvitore, ndërsa nga e enjtja do të shtohet ritmi me nga dy seanca stërvitore, që në fundjavë planifikohet dhe udhëtimi për fazën e dytë të stërvitjeve. /fcshkupi/