Kthehemi me një pikë nga Struga

Shpërndaje:

Skuadra ka arkëtuar vetëm një pikë nga transferta me Struga Trim Lum të zhvilluar në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Një ndeshje dramatike, me 4 kartona të kuq, ndërsa takimin me ekipin nga Struga e mbyllëm me barazim 1:1.

Skuadra ndeshjen e nisi mirë, kur nuk vonuam më shumë se 3 minuta lojë kur regjistruam rastin e parë konkret, me mbrojtësin Adili që guajti nga jashta zona, por golin na i mohojë tranversa. Në minutën e 22-të kishim rast me Dembon, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë. Në vijim  miqtë tentuan me Kirovskin dhe Osmanin, mirëpo nuk rrezikuan portën e Thulios. Pak para fundit të pjesës së parë, pas një përplasje ndërmjet Jurinës dhe Tafes, arbitri kryesor përjashtoi nga loja të dy futbollistët. Në minutat e mbetura, rezultati nuk ndryshoi, duke u mbyllur kështu pjesa e parë me rrjeta të paprekura.

Në pjesën e dytë, vendasit në minutën e 58-të përmes Kirovskit tentuan të gjejnë rrjetën, por pa sukses. Në të 65-tën Serginho u ndal me faull në zonën e rreptësisë nga Kasami që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe të kuq automatikisht, ndërsa braziliani penalltinë e shndërroi në gol për epërsi 0:1 të Shkupit. Ndërkohë për reagime të ashpra nga tabori vendas ndaj arbitrit kryesor, ky i fundit nxjerri jashtë fushës me karton të kuq edhe trajnerin e Struga Trim Lum, Jeton Beqiri. Në situatë kur duhej ta shfrytëzonimin përparësinë numerike në fushë, ne u ndëshkuam 10 minuta më vonë, me Abdulhadin që barazoi për 1:1. Deri në fund kërkuam me ngulm golin e fitores, me Bilalin që në të 90-tën ishte më afër të realizoi nga distanca, mirëpo rezultati mbeti i paprekur, duke u ndarë kështu nga Struga me barazim 1:1 dhe një pikë në konto.

Në vijim pason pauza e reprezentacioneve, ndërsa ndeshjen e radhës në kampionat e luajmë kundër Sileksit.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT