Kthehemi me tri pikë nga Strumica, Diack shënon, Naumovski ndali penaltinë

Javën e 26-të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, e kemi luajtur në Strumicë si mysafir të skuadrës  së Akademija Pandevit, ekip ky që nuk po njihte disfatën me javë të tëra, ndërsa ne luajtëm pas një humbje një javë më parë në shtëpi.

Edhe përkundër asaj që nikoqirët kërkonin me çdo kusht fitoren, duke e ditur se janë në zonën e rrezikut, ekipi ynë i udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së trajnerit Jeton Musliu, arriti që të përdor një strategji shumë të mirë dhe dominoi lojën që nga minuta e parë.

Rastet radhiteshin si në shirit filmi, por mungonte konkretizimi. Freddy Alvarez pati rastin e parë në minutën e 9-të, duke goditur shtyllën, ndërsa në minutën e 15-t, ishte Sabit Bilali që tentoi nga distanca në mes të portës, por nuk u befasua portieri Jovanovski. Nikoqirët rastin e parë konkret e kishin në minutën e 21 me Martinaga, i cili u vonua para portës, ndërsa më pas ishte Lamin Diack që kërkoi golin me kokë në minutën e 23-t. Në minutën e 27-t, përsëri ishte Freddy ai që kërcënoi nikoqirët nga distanca, por Jovanovski përsëri ishte në vendin e duhur. Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Freddy Alvarez, i cili u gjet para portës, por u vonua me goditje, pasi që mbrojtësi Manev bllokoi tentimin. Pjesa e parë u mbyll në barazim me një dominim total të bardhekaltërve.

Edhe në pjesën e dytë skuadra jonë filloi të kërkojë golin, në minutën e 53 ishte Freddy që u gjet para portës kundërshtare, por që goditja e tij përfundoi në rrjetën e jashtme të portës së Jovanovskit, ndërsa Reginaldo në të 57-të, nuk arriti të kontrolloj mirë topin për të shënuar.

Rast të qindpërqidn kishte Bilali në minutën e 63-të, por topi shkoi skaj portës, e që nuk arriti deri të Freddy i cili ishte i vetmuar.

Në minutën e 78-të, pas një rivënie nga këndi, ishte Alvarez ai që krosoi dhe gjeti për mrekulli Diakun, i cili ishte më i gjati në kërcim dhe me kokë shënoi golin e epërsisë për 1-0.

Kur pritej që ndeshja të përfundoj, dy minuta para fundit të kohës së rregullt, arbitri tregoi në pikën e bardhë për Akademija Pandevin, ndërsa goditjen e Marijan Radeskit e lexoi portieri Naumovski, i cili nuk lejoi që në fund të humbim dy pikë.

Rezultati deri në fund nuk ndryshoi duke menaxhuar mirë lojën dhe duke arkëtuar tri pikë me mjaft vlerë për të mbetur në pozitën e dytë të renditjes.

Ndeshjen e radhës e luajmë në cilësinë e nikoqirit të mërkurën kundër ekipit të Bellasicës.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT