Kthehet buzëqeshja në Çair me fitore

FC Shkupi shijon fitorën e 9-të në këtë sezon, në krah të “Shvercerave” dhe në ndeshjen e parë në stadiumin në Çair, pasi mundi Pobedën me 3-1. Dy penalti dhe katërt gola të shënuara në spektaklin e pjesës së dytë, ku Iljoski, Çan dhe Jasharoski shënuan golat për FC Shkupin, ndërsa mysafirët me penaltinë e Najdovskit, zbutën epërsinë në fund të takimit.

 

FC Shkupi arriti cakun e dëshiruar që me lojë të mirë dhe pronësim të plotë të topit , të mund Pobedën në të gjitha aspektet e lojës, ndërsa me përkrahjen e publikut në Çair, të arkëtojë pikë të rëndësishme.

Pjesa e parë filloi me matje të forcave të të dy skuadrave, me atë që mysafirët prodhuan kanosjen e parë. Mirëpo tentimi nga gjuajtja e lirë, nuk e shqetësoi portierin Suat Zendelin. Kur mysafirët ishin të koncentruar vetëm në mbrojtje, FC Shkupi duhej të kontrollojë më shumë topin dhe të tentojë të gjejë hapësirë në zonën e mysafirëve, ku ishin rreshtuar të gjithë 10 fitbollistët e Pobedës. Andaj në minutën e 23, Omar Imeri depërtoi bukur në krahun e djathtë dhe pasi tundi mbrojtjen mysafire, asistoi në zonë drejt Stojkoskit, mirëpo ky i fundit nuk ishte preciz. Imeri sërisht ishte në aksionin e radhës të FC Shkupit, kur kombinon me Stojkoski, me këtë të fundit që drejton asist në zonën e 6 metrave, por as Ermedin Adem, e as Alen Jasharoski, nuk arrijnë të mposhtin portierin mysafirë Tofilloskin. Dhe në kohën shtesë , regjistrojmë një predhë të vërtetë nga 30 metra nga Toni Tipuriç, që shkon skaj portës së Pobedës.

Pjesa e dytë ishte storje në vete, pasi që në fillim, trajneri Zekirja Ramdani në lojë solli Blazhe Iljoski në vend të Ermedin Ademin , duke bërë me ditur se kërkon pikë maksimale ndaj kundërshtarit që vazhdoi me taktikën e njëjtë – mbrojtje me të gjithë futbollistët. Se ndryshimi i rezultatit është afër, e paralajmëroi Alen Jasharoski me dy tentime nga distanca, ndërsa në të fundin, e detyroi Tofiloskin, që të intervenojë në portën e Pobedës, Dhe ndryshimi erdhi në minutë e 62-të, kur kombinimi mes Imerit dhe Jasharoski dhe me intervenim të mbrojtësit të Pobedës, me fat topi vjen deri te Alen Jasharoski, i cili arrin të hap rezultatin për 1-0. I njëjti futbollist , vetëm 6 minuta më vonë prodhon një solo aksion, por tentimi i tij shkon skaj portës. Dhe në minutën e 75 ishte 2-0. Iljoski dhe Jasharoski kombinuan në zonën e rrezikut, ndërsa ky i fundit kroson në zonë , ku turku Atila Çan, shënon golin e dytë në këtë ndeshje dhe të dytin në fanellën e FC Shkupit. Goditja e tretë në portën e Pobedës erdhi në minutën e 82-të, kur Stojkoski asiston në zonë, ndërsa tentimi i Atila Çan u ndal me dorë nga mbrojtësi Jaqimoviq. Arbitri Barton tregoi në pikën e bardhë, ndërsa Blazhe Iljoski është I sigurtë nga 11 metra. Mysafirët deri në fund arrijnë që të zbutin epërsin përmes penaltisë. Broja ndal brazilianin Lukas Zhunior në zonë, ndërsa Najdenovski shënon nga pika e bardhë për 3-1. Fitore më se e merituar për FC Shkupi, ndërsa nga dita e nesërme do të fillojë të mendojë për kundërshtarin e ardhshëm , kundër Rabotniçkit, në stadiumin “Filip i iDytë” , më 29 prill.

FC Shkupi – Pobeda 3-1 (0-0)

Stadiumi në Çair

Shikues:

Atrbitri kryesor: Josip Barton

Ndihmës arbitër: Slagjan Markoski, Dejan Dimitrijeviq

Golat: Jasharoski, Çan, Iljoski (FC Shkupi), Najdovski (Pobeda)

Kartona të verdhë: Najdovski, Karçevski, Jaqimoviq (Pobeda)

Kartona të kuq:

FC Shkupi: Suat Zendeli, Toni Tipuriç, Edis Maliqi, Muharem Bajrami, Bunjamin Shabani (’60 Atila Can), Omar Imeri, Ron Broja, Bazilio Ndong (Besart Krivanjeva),  Ermedin Adem (46′ Blazhe Iljoski), Kristijan Stojkoski, Alen Jasharoski.

Trajner: Zekirja Ramadani

Pobeda: Tofiloski, Jaqimoviq, Najdovski, Trajkoski (63 Acevski), Danoski, Geshoski, Karçeski, Velkoski,

Krsteski, Loga, Naumovski.

Trajner:

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT