Kthehet buzëqeshja te futbollistët dhe tifozët

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit në ndeshjen e javës së 28-të, ka arritur të merr fitore ndaj ekipit të Sileksit, me rezultat 2:1 (2:0), në një ndeshje ku pikët ishin mase të vlefshme. Autor të golave ishin Broja dhe Muaremi

Ekipi i Shkupit që nga minuta e parë filloi furishëm që të kërkojë golin e epërsisë, ndërsa i pari në rast për të shënuar ishte Ustabasi, i cili në minutën e 9-të, pas nj krosimi nga e djathta goditi furishëm, por portieri Efremov evitoi rrezikun. Minuta e 13-të, luhej kur Rron Broja tentoi nga distanca, por topi shkoi vetëm skaj portës kundërshtare. Në minutën e 20-të, ishte Simaili që pati një rast ideal, kur pas kromimit të Bajramit topi ishte para tij, por edhe kësaj radhe nuk kishte gol. Në minutën e 27-të, përsëri ishte Broja në tentim, por topi nuk kishte forcë për të rrezikuar Efremovin.

Skuadra mysafire rastin e parë e kishte në minutën e 29-të, por pa e vënë në telashe Azizin, i cili ishte i sigurt.

Rast pas rasti, në minutën e 31-të, Suhejl Muharemi arriti të depërtojë në zonën e rreptësisë, ndërsa ndaj tij kishte ndërhyrje të palejuar, e që realizoi saktë dhe qetë Rron Broja, për golin e tij të parë në fanellën e Shkupit dhe të parin në këtë takim.

Vetëm gjashtë minuta më vonë një aksion i filluar nga Broja, ndërsa Iseni me mjeshtrin e tij futet në zonë dhe godet furishëm, që Efremov të mbrojë goditjen e tij, ndërsa rastin e shfrytëzoi sulmuesi Muaremi i cili rriti epërsinë për 2:0. Deri në fund të pjesës së parë një rast të mirë kishte edhe Ustabasi, por mbrojtja e Sileksit në këtë rast intervenoi me kohë.

Pjesa e dytë ishte krejt ndryshe, pasi Shkupi tentoi që më shumë të kërkojë avantazhin përmes kundërsulmeve, ndërsa mbrojtja të ruaj epërsinë e pjesës së parë. Në minutën e 47-të, ishte Iseni që nga gjuajtja e lirë dërgoi një goditje të fortë, e cila kthehet nga portieri deri te Ustabasi që realizon, por arbitri anësor akordoi pozitë jashtë loje.

Në minutën e 52-të, Sileksi nga rasti i vetëm shënoi për të zbutë epërsinë në 2:1, ndërsa deri në fund evidentuam edhe rastet e Ismailit në minutën e 65, Bradji në atë të 67 dhe Tandina në të 85-të, që të tre provuan nga distanca, por pa konkretizim.

 

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT