Kthejmë vëmendjen kah kampionati, nisim përgatitjet për sezonin e ri

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Pasi mbyllëm garat në Europë të enjten mbrëma, ekipi në fundjavë kishte ditë të lira, ndërsa nga e hëna iu rikthehemi stërvitjeve në stadiumin e Çairit, duke kthyer fokusin tashmë kah sezoni i ri 2019/20 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra pasditën e kësaj të hëne bëri stërvitje të lehta dhe gjithçka shkoi mirë dhe nën atmosferë pozitive, duke lënë mbrapa tashmë eliminimin e hidhur për një gol të vetëm, ku tashmë kemi para vetës një sezon të plotë me objektiva të reja.

Në këtë fazë përgatitore, ekipi do të zhvillojë seanca stërvitore në Çair, ndërsa drejtuesit kanë planifikuar edhe disa ndeshje miqëosore, për të cilat do të njoftojmë ditëve në vijim.

Sezonin e ri Shkupi do të presë me një ndryshim në stafin teknik, pasi me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin e portierëve, Dardan Miftari. FC Shkupi me këtë rast falemenderon Mifarin për kontrubin e dhënë, duke i dëshiruar gjitha të mirat për të ardhmen. Pozitën e tij si trajner i portierëve të ekipit të parë do ta merr Filip Ivanovic.

Sezoni i ri në LPFM, do të nis me 11 gusht.

More to explorer

Eliminohemi nga Kupa në çerekfinale

Skuadra jonë edhe pse favorite në ndeshjen ndaj Akademia Pandevit nuk arriti që të bëjë edhe një hap tjetër drejt gjysmëfinales. Në

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!